Politika 5 October 2026, 14:29 Nga VNA

Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës për të votuar të enjten hartën e re

Ndaje në Whatsapp

Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës

​Seanca plenare e së enjtes pritet të jetë një nga përplasjet më të nxehta politike në Kuvend, ku në rendin e ditës do të hidhet për votim drafti i Partisë Socialiste për reformën e re territoriale. 

Megjithatë, llogaritë e numrave për kryeministrin Edi Rama nuk duken aspak të sigurta në leter.

​Publisht, deputetja Marjana Koçeku, ish-pjesëtare e grupit parlamentar të PS-së që tashmë vepron si e pavarur, i ka thyer përfundimisht shpresat e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. 

Koçeku ka konfirmuar se do të votojë me ndërgjegje dhe absolutisht kundër këtij projektligji, pavarësisht presioneve politike. 

Ajo u shpreh e bindur se edhe brenda radhëve të PS-së do të ketë deputetë të tjerë që do ta kundërshtojnë hartën e re me një votë të përgjegjshme, duke sfiduar mosbindjen ndaj urdhrit partiak.

​Llogaritja e numrave: Si shembet shumica e cilësuar

​Në leter dhe teorikisht, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama numëron 83 mandate të vetat, të cilave u shtohen edhe 3 deputetë nga PSD-ja, duke e çuar totalin ideal në 86 mandate. 

Por, realiteti parlamentar për të enjten paraqet një skenar krejt ndryshe:

​85 mandate: Me largimin dhe votën e deklaruar kundër nga Marjana Koçeku, totali zbret menjëhatë në 85.

​84 mandate: Mungesa e Belinda Ballukut, e cila vijon të mos jetë e pranishme në Kuvend, e zbret numrin e votave pro në 84.

​82 mandate: Situata komplikohet akoma më tej me deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. 

Të dy kanë shprehur kundërshti dhe rezistencë të hapur sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, duke paralajmëruar se nuk do ta votojnë projektligjin. 

Nëse ata nuk marrin pjesë në votim ose votojnë kundër, numri i votave pro zbret në 82.
​
Përmbi këto numra që tkurren, në listën e të lëkundurave renditet edhe Elisa Spiropali, qëndrimi i së cilës mbetet në pikëpyetje dhe shton edhe më shumë pasigurinë brenda mazhorancës.

​Edi Rama përballet me një test të fortë disipline parlamentare të enjten, ku rrjedhja e votave nga deputetët e tij mund ta nxjerrë jashtë loje hartën e re territoriale.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme