Politika 5 October 2026, 12:01 Nga VNA

Balla mesazh deputetëve të PS për të enjten: Nëse votoni kundër reformës, e dini ç'ju pret

Ndaje në Whatsapp

Balla mesazh deputetëve të PS për të enjten: Nëse

Votimi i reformës së re territoriale këtë të enjte kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend, çka e vendos shumicën parlamentare në një sprovë të fortë numrash. Mungesa e Belinda Ballukut dhe largimi i mëhershëm i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e kanë çuar Mazhorancën në kufijtë e saj kritikë. Në këto kushte, çdo votë e deputetëve socialistë është vendimtare, ndërsa brenda rreshtave të PS-së nuk mungojnë zërat kritikë dhe rezervat për hartën e re administrative — ku mes tyre, deputetet Vullnet Sinaj dhe Erion Brace kane shprehur hapur kundërshtimet e tij për ndarjen e re territorial.

Përballë kësaj situate të tensionuar, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë të gjithë deputetëve të tij: disiplina partiake duhet të mbizotërojë mbi çdo mendim apo rezervë personale.

Prononcimi i sotëm i Taulant Ballës si kryetar i grupit parlamentar përbën një paralajmërim të drejtpërdrejtë politik për çdo deputet socialist që mendon të dalë kundër linjës zyrtare të partisë. Megjithëse Balla përpiqet ta ambalazhojë diskursin me nota demokratike — duke pranuar se në mbledhjet e grupit ka debate, mendime ndryshe apo edhe vota kundër — ai e bën të qartë kufirin e pakalueshëm: vendimi përfundimtar është politik dhe i detyrueshëm për të gjithë.

Frazat e përdorura prej tij, si "ju e dini vendimin politik" dhe referimi se "në fund është ai vendimi tjetër që pason", përbëjnë një mesazh të koduar, por mjaft të qartë përjashtimi nga grupi parlamentar ose penalizimi politik për këdo që rrezikon miratimin e reformës më 84 vota. Me këtë qëndrim, Balla kërkon të neutralizojë përpjekjet e deputetëve si Vullnet Sinaj apo të tjerëve që kanë rezerva për zonat e tyre elektorale, duke u rikujtuar se përballet prioriteti kombëtar i integrimit europian dhe i axhendës së mazhorancës me fatin e tyre politik në parti.

Dialogu i plotë
Pyetje: Jashtë banorë të Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit që kundërshtojnë me protestë hartën e re territoriale...

Taulant Balla: Ata nuk janë banorë, janë punonjës të bashkisë...

Gazetarja: Keni folë me deputetët e PS, mes tyre ka nga ata që kanë rezerva për hartën e re?

Taulant Balla: Jo, jo sot, por gjithmonë në mbledhjen e grupit parlamentar ka ras... raste që deputetët shprehin mendimin e tyre, votojnë edhe kundër, por në fund është ai vendimi tjetër që pason, që është vendimi politik. Dhe besoj që të gjithë deputetët e dinë shumë mirë se sa e rëndësishme është që të ecim përpara në këtë moment të rëndësishëm kur Shqipëria nuk ka qenë kurrë më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Javën e ardhshme kemi një moment tjetër le të themi kulminant të suksesit që lidhet me konferencën e radhës ndërqeveritare, ku kalojmë, mbyllim një kapitull tjetër dhe besoj që ky është ai momenti i ndërgjegjësimit të natyrës politike për të kuptuar që duhet të ecim përpara në drejtimin që kemi. 

Gazetarja: Keni frikë se po përmendni vendim politik e dini se çfarë ndodh po dolën kundër vendimit politik, apo i kërcënoni ju dy deputetët apo një deputet për përjashtim nëse nuk votojnë? 

Taulant Balla: E para, e para janë dy deputetët ndër më të mirët që ka grupi parlamentar. 

Gazetarja: Zoti Balla, bashkimi i Rrogozhinës me Kavajën a është bërë për interesat elektorale të Partisë Socialiste? 

Taulant Balla: Nuk është një... nuk është një diskutim kjo natyrë... 

Gazetarja: Ju jeni dhe drejtues, prandaj po... 

Taulant Balla: Nuk është një diskutim sepse të dyja janë bashki të qarkut Tiranë, kështu që nuk ndryshon le të themi konteksti elektorale-politik në zgjedhjet qendrore.

Lexo gjithashtu

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme