Politika 5 October 2026, 14:15 Nga VNA

Falsiteti, Kuvendi tallet me institucionet e pavarura, ju jep vetëm 3 ditë kohë për të dhënë mendim për hartën e re

Ndaje në Whatsapp

Falsiteti, Kuvendi tallet me institucionet e pavarura, ju jep vetëm 3

Mazhoranca e Partisë Socialiste po akuzohet se po kthen në një proces fiktiv e me përqeshje dëgjesat dhe konsultimet publike sa i përket reformës administrative-territoriale. Projektligji për hartën e re territoriale pritet të kalojë pa konsensus dhe të miratohet në seancën plenare të së enjtes, më datë 8.

Pavarësisht rëndësisë kritike që ka ky ligj për funksionimin e pushtetit vendor dhe të drejtat e qytetarëve, shkresa zyrtare e Kuvendit (Nr. 4505 prot., e datës 1 tetor 2026) e siguruar nga VNA, u ka mbërritur institucioneve kryesore të pavarura në vend vetëm ditën e premte, më 2 tetor.

Përcjellja e projektligjit "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë" u është adresuar institucioneve të tilla si Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Komiteti për Pakicat Kombëtare.

Kjo do të thotë se këto institucione kushtetuese e të pavarura kanë në dispozicion vetëm 3 ditë kohë pune — nga e hëna deri të mërkurën — për të analizuar me detaje projektligjin, për të hartuar dhe për të dorëzuar mendimet e tyre teknike e ligjore përpara se votimi të kryhet të enjten.

Afatet e ngjeshura dhe mungesa e një hapësire reale për debat substantive konfirmojnë falsitetin e procesit të konsultimit. Kjo qasje e mazhorancës dëshmon se dëgjesat janë thjesht një procedurë formale "sa për të kaluar radhën", duke anashkaluar mendimin e ekspertëve dhe duke e miratuar reformën pa konsensusin e nevojshëm.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme