Sociale 21 August 2026, 15:24 Nga VNA

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

Ndaje në Whatsapp
El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i

Fenomeni El Nino që po zhvillohet mbi Oqeanin Paqësor mund të jetë ndër më të fuqishmit, madje më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë, paralajmërojnë meteorologët britanikë. Sipas Met Office, temperaturat e sipërfaqes së detit në zonat kyçe të Paqësorit janë tashmë më shumë se 2 gradw celcius mbi normalen dhe mund të kalojnë 3 gradw në muajt në vijim.

Fenomeni natyror rrit temperaturat globale dhe ndikon në modelet e reshjeve dhe stuhive në shumë pjesë të botës. Shkencëtarët paralajmërojnë se, i kombinuar me ngrohjen globale, El Nino mund të bëjë që 2027 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, duke kaluar rekordin aktual.

Ekspertët thonë se ndikimet e El Ninos tashmë po shfaqen në disa rajone, me reshje nën normalen në pjesë të Azisë dhe ndryshime në aktivitetin e uraganeve në Atlantik. Fenomeni mund të sjellë gjithashtu më shumë thatësira dhe zjarre në Australi, ndërsa vende si Peruja, Ekuadori dhe jugu i SHBA-së mund të përballen me rrezik më të lartë për përmbytje.

Në Evropën veriperëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, El Nino mund të rrisë mundësinë për një vjeshtë më të lagësht dhe me më shumë stuhi, ndërsa ndikimet në dimër mbeten më të pasigurta.

Sipas shkencëtarëve, temperaturat e jashtëzakonshme të oqeanit dhe sasia e madhe e nxehtësisë së ruajtur në thellësi mund ta fuqizojnë më tej fenomenin në muajt e ardhshëm.

Video

Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë për Gentian Gjylin, ish-kreun e ARRSH-së. Nga arrest shtëpie, ndaj tij u caktuan masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Momente dramatike janë regjistruar në ujëvarën Mae Sa, në Chiang Mai të Tajlandës, ku një përmbytje e befasishme mori përpara disa turistë brenda pak sekondash. Pamjet tregojnë ujin që vërshon me forcë, ndërsa disa persona humbin ekuilibrin dhe rrëmbehen nga rrjedha. Rojet e parkut ndërhynë menjëherë dhe arritën t’i nxirrnin të gjithë në siguri. Fatmirësisht, turistët shpëtuan pa lëndime serioze, duke pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta. Autoritetet kanë kërkuar kujdes të shtuar gjatë sezonit të shirave, kur përmbytje të tilla mund të ndodhin papritur.

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në aeroportin Carlisle, në Pensilvani, ku një avion i vogël Cessna 150 u përplas me një helikopter Bell 407 të Policisë së Shtetit. Nga përplasja humbi jetën piloti 57-vjeçar Paul Sokoloski, ndërsa dy efektivët që ndodheshin në helikopter mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e fortë të përplasjes, teksa helikopteri ndodhej pranë tokës. FAA dhe NTSB kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Një grua ka mbetur e habitur pas eksperiencës së saj të parë me dërgesën me dron, kur porosia e saj nga Amazon, në vend që të mbërrinte e sigurt në oborr, përfundoi direkt në pishinë. Droni mbërriti mbi banesë për të dorëzuar pakon, por momenti teknologjik nuk shkoi tamam sipas planit: paketa u lëshua dhe ra në ujë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme