Ekskluzive 20 May 2026, 16:02 Nga VNA

Ekskluzive/ Abuzuan me fondet e 11 majit, KQZ gjobit 20 subjekte, mes tyre dhe deputetin e PD

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Abuzuan me fondet e 11 majit, KQZ gjobit 20 subjekte, mes tyre dhe

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e thelluar të auditimit mbi fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet politike përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Nesër, Ilirjan Celibashi do të propozojë gjoba për 20 subjekte zgjedhore, duke ka propozuar zyrtarisht Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) marrjen e masave të rrepta administrative dhe gjobitjen e një sërë partish politike dhe kandidatëve për deputetë. 

Sipas raportit të siguruar nga VNA, mes të ndëshkuarve është edhe deputeti i PD, Besart Xhaferri, ndërsa gjoba më e lartë shkon për partinë e Bashës,KEA.

Sipas  gjetjeve të strukturuar nga Sektori i Mbikëqyrjes dhe Financimit, penalitetet vijnë si pasojë e shkeljeve të rënda të Kodit Zgjedhor, ku përfshihen mosdorëzimi i raporteve financiare, përdorimi i llogarive bankare jashtë qëllimit ekskluziv të fushatës, si dhe pranimi i financimeve të ndaluara. 

Shkeljet kryesore dhe skema e penaliteteve:
 

Mosdorëzimi i raportit financiar: Katër subjekte politike (BLD, P.R.V.SH, AAK, PBPPSH) nuk kanë dorëzuar asnjë dokumentacion justifikues ligjor për financat e tyre, duke u përballur me propozim për gjobë nga 100,000 deri në 200,000 lekë. 
 

Dhurime nga donatorë të ndaluar: Rasti më flagrant i konstatuar mbetet ai i kandidatit Skënder Muço (P.D.I.U), të cilit i propozohet konfiskimi i fondit prej 1,113,791 lekësh në favor të KQZ-së dhe gjobitja me dyfishin e kësaj shume (mbi 2.2 milionë lekë) për pranim të financimeve të ndaluara. 
 

Keqpërdorim i llogarisë së posaçme: Koalicioni Euroatlantik (KEA)  ku kandidoi edhe Lulyim Basha rrezikon një gjobë të majme prej 2,000,000 deri në 3,000,000 lekë pasi ka përdorur llogarinë ekskluzive të fushatës për të kryer pagesa të aktivitetit të përditshëm të partisë. 
 

Shkelje nga Kandidatët: Dhjetëra kandidatë për deputetë, përfshirë emra nga Partia Republikane dhe Balli Kombëtar Demokrat, janë dërguar për gjobitje individuale deri në 1,000,000 lekë për shkak të mosrespektimit të formateve standarde apo mospaqitjes së raporteve. 


Më poshtë vijon tabela e plotë e subjekteve dhe kandidatëve që i janë nënshtruar propozimeve për sanksione administrative:

TABELA E PROPOZIMIT TË MASAVE ADMINISTRATIVE (KQZ -> KAS)

1
Partia Bashkimi Liberal Demokrat (BLD)
Nuk ka dorëzuar raport financiar 
Gjobë 100,000 – 200,000 

2
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (P.R.V.SH)
Nuk ka dorëzuar raport financiar 
Gjobë 100,000 – 200,000 

3
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK)
Nuk ka dorëzuar raport financiar 
Gjobë 100,000 – 200,000 

4
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve (PBPPSH)
Nuk ka dorëzuar raport financiar 
Gjobë 100,000 – 200,000 

5
Partia Balli Kombëtar (P.B.K)
NIPT Pasiv, shpenzime pa dokumente mbështetëse 
Gjobë 100,000 – 200,000 

6
Partia Fryma e Re Demokratike (FRD)
Dokumentacion i mangët, mosraportim kontributesh 
Gjobë 100,000 – 200,000 

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
Mosraportim i kandidatëve në strukturën financiare 
Gjobë 100,000 – 200,000 

8
Koalicioni Euroatlantik (KEA)
Keqpërdorim i llogarisë bankare të fushatës 
Gjobë 2,000,000 – 3,000,000 

9
Partia Lëvizja Atdheu (LA)
Mosdorëzim i raporteve nga 186 kandidatë 
Gjobë 500,000 – 1,000,000 

10
Skënder Muço (Kandidat P.D.I.U)
Pranimi i fondeve nga donatorë të ndaluar 
Gjobë 2,227,582 (dhe konfiskim i 1,113,791) 

11
Kristiano Koçibelli (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000 

12
Suzana Rama (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000 

13
Mario Runa (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000 

14
Qani Xhafa (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000 

15
Valbona Doko (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000 

16
Albi Jahelezi (Kandidat PR)
Mosrespektim i formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000 

17
Alma Kore (Kandidat PBKD)
Shkelje e formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000

18
Arjan Hoxha (Kandidat PBKD)
Shkelje e formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000

19
Besart Xhaferi (Kandidat PBKD)
Shkelje e formateve të standardizuara 
Gjobë 500,000 – 1,000,000

20
Petraq Gjikuria (Kandidat)
Shkelje e rregullave të raportimit
Gjobë 500,000 – 1,000,000

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme