Ekskluzive 27 July 2025, 12:16 Nga VNA

Nga lokalet luksoze te ndërtimet, kompanitë e Ermir Ndreajt i arrestuar nga SPAK për trafik droge 

Ndaje në Whatsapp
Nga lokalet luksoze te ndërtimet, kompanitë e Ermir Ndreajt i

Ermir Ndreaj i arrestuar nga SPAK si pjesë e një aksioni që goditi një grup të fuqishëm të trafikut të kokainës nga Kolumbia e Ekuadori drejt vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe rezulton të ketë një sërë biznesesh. Sipas të dhënave të Open Data, ai rezulton të jetë administrator i kompanisë Cinco Cavalli, e themeluar në 2016.

Aktiviteti i kompanisë është bar kafe, muzike live, tregti më shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme, etj. Bëhet fjalë për lokalet e natës me të njëjtin emër që janë frekuentuar nga VIP. Ai po ashtu zotëron kompaninë “Investor Enterprises” e themeluar në 2020. Kompania ka emrin tjetër tregtar Clinique Cinq, një klinikë për trajtime estetike në kompleksin Delijorgji që administrohet nga bashkëshortja e tij me profesion juriste. Klinika ka nisur aktivitetin kur SPAK e akuzon Ndreaj se bashkë me grupin trafikonte sasi të mëdha kokaine me vlerë 411 mln euro.

Ndreaj zotëron edhe kompaninë Unlimited Constructions, e themeluar në 2022. Kompania ka si aktivitet fushën e ndërtimit, si rrugë, autostrada, hekurudha, metro, etj. Bashkëshortja e tij, Elida Ndreaj zotëron kompaninë Unlimited Delicacy e themeluar në 2022 që zotëron dhe lokalet Savoy Garden një prej më luksozet në Shqipëri. Pasuria e çiftit, e cila është rritur në vlera të konsiderueshme vitet e fundit, do të kalojë në sitën e SPAK.

Ndreaj u arrestua në të njëjtën ditë me vëllezërit, Klevis e Artur Hoxhosmani e Ilir Lloshin. Ndërsa në burg iu komunikua akuzë Plarent Dervishaj e Erjon Alibej. Grupi ka trafikuar sipas SPAK përgjatë 2020-2021 6 tonë kokainë me vlerë 411 mln euro.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme