Ekskluzive 8 Korrik 2025, 17:02 Nga VNA

Dëshmitë që fundosin Spartak Carën dhe rrjeti që ndihmoi dhunuesin e punonjëses së OSHEE

Ndaje në Whatsapp
Dëshmitë që fundosin Spartak Carën dhe rrjeti që

VNA vijon dhe sot zbardhjen e dosjes së Spartak Carës, personit që dhunoi barbarisht punonjësen e OSHEE vetëm pse bëri detyrën e saj. Si u ndihmua dhunuesi nga miqtë e tij dhe “dora e ngrohtë” e drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda.

Pasi Spartak Cara dhunoi barbarisht punonjësen e OSHEE, Rubena Hasa brenda lokalit të tij, dy nga miqtë e ngushtë e ndihmuan të largohej nga vendngjarja dhe tentuan të fshihnin gjurmët e krimit. Dëshmitë e tyre që zbardhen për herë të parë tregojnë se ata u përpoqën me çdo kusht të krijonin një alibi për mikun e tyre të ngushtë, madje bënë çdo përpjekje që t’iu shpëtonte prangave. Prokuroria ndërkohë pranon se në dhunimin e gruas ka marrë pjesë dhe një person i dytë. Por kush është ky person? Si është e mundur që ende nuk është identifikuar? Këto dhe plot pyetje të tjera lidhur me këtë ngjarje tronditëse ende nuk kanë marrë përgjigje. Fakt është që gruaja u dhunua për shkak të detyrës dhe u transportua pa ndjenja në një taksi për ta çuar në spital, pasi kishte dëmtime të rënda në fytyrë e trup nga goditjet me shkop bejsbolli e grushta.

Dëshmia e Stafës

Jurgen Stafa deklaron se: “Kam qenë në gjumë, rreth orës 11:00 më mori në telefon Luan Murati dhe më tha: ‘Shko njëherë te lokali i Spartakut se nuk e di çfarë ka bërë, por nuk mu duk mirë’. Në dosje thuhet se ai ka shkuar dhe ka takuar Luanin te një market te ish-Fusha e Aviacionit. ‘Luani më dha telefonin e Spartakut. Nga aty shkova te lokali i Spartakut. Kemi qenë aty rreth orës 11:30. I rashë ziles së lokalit, por ai nuk më la të futem brenda. Më tha ik, kam hallet e mia. Ai më kërkoi telefonin dhe ja dhashë telefonin e vet. Pastaj unë ika. Mbas rreth 15 minutash ai më mori në telefon dhe më tha që ta dërgoja deri në Mirditë me makinë. Unë shkova në makinë dhe e mora poshtë lokalit të vet dhe e çova deri në Mirditë. Aty e kam lënë në rrugë, në qytet. Unë pastaj u ktheva’, thotë Stafa. Ai deklaron se e ka shumë shok Spartak Carën dhe del shpesh me të, por nuk e kam kuptuar fare mikun e tij, pasi ai bënte veprime të pakontrolluara depressive.

Stafa akuzohet për ‘përkrahje të autorit të krimit’, ‘moskallëzim të krimit’ dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Sipas prokurorisë, Stafa dyshohet se ka dijeni për ngjarjen e datës 25 prill 2025 me autor shtetasin Spartak Cara, i cili në bashkëpunim me një person tjetër ka goditur në detyrë shtetasen Rubena Hasa. Pas kësaj ngjarjeje, i dyshuari e ka transportuar me automjetin e tij, Spartak Carën drejt qytetit të Mirditës, duke e larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga verifikimet e kryera përmes kamerave të sigurisë, rezultoi se mjeti me targa AB 456 XX në përdorim të Jurgen Stafës kishte shkuar në drejtim të fshatit Zajs, Mirditë.

“S’e dija se po shkelja ligjin”

Luan Murati ka deklaruar se me datë 25 prill 2025 rreth orës 09:30 ka shkuar për të pirë kafe tek bar “Foleja” te Taku. Pasi ka shkuar në ambientet e barit, i ka rënë ziles dhe aty doli Spartaku, i cili i ka thënë që ta linte rehat në hallet e tija. Ai donte të rrinte vetëm dhe nuk ma hapi derën prej hekuri të lokalit.

Murati ka treguar se e ka parë Spartak Carën, i cili ishte duke qarë dhe dorën e djathtë e kishte me gjak. Pasi Spartaku nuk e la të futej në ambientet e lokalit, ai thotë se është larguar për tek ish-Fusha e Aviacionit ku ka marrë në telefon Jurgen Stafën. “I thashë shko dhe shife Spartakun se ishte duke qarë, por nuk më la të futesha brenda”, thotë Murati. Ai tregon se pasi ka pirë kafen e mëngjesit, ka shkuar në shtëpinë e tij dhe rreth orës 15:00 kur ka dalë ka mësuar se në lokalin e Spartakut kishte shkuar policia. Më tej shpjegon se ka kaluar aty jashtë dhe më pas ka shkuar në lagje. “Nuk e kam ditur realisht se isha duke shkelur ligjin dhe thjesht kam dashur të ndihmoj atë (Spartakun) pasi kam menduar se ishte ai i dëmtuar dhe nuk di çfarë të them për këtë gjë. Prandaj kërkoj falje nëse kam bërë ndonjë gabim”, deklaron Murati.

Prokuroria shpjegon se Murati ka shkuar në lokalin e shtetasit Spartak Cara ku është dhunuar Rubena Hasa dhe nuk e ka kallëzuar krimin e ndodhur. Ai ka marrë telefonin e autorit duke e larguar nga vendi i ngjarjes. Për këto arsye ai dyshohet për akuzat e “moskallëzimit të krimit” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Vetëdorëzimi

Dy muaj pas ngjarjes së rëndë dhe heshtjes shurdhuese të medias, Spartak Cara vendos të vetëdorëzohet. Më 25 qershor shërbimet e policisë gjyqësore kanë dokumentuar vetëdorëzimin e Spartak Carës. Për këtë shtetas me datë 30 prill gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e “arrestit me burg” në mungesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt për të parë matësin e energjisë elektrike”, njoftoi Policia, e cila dukshëm gënjeu, pasi e cilësoi si arrestim. Kur në fakt në këtë ngjarje, më e interesuara që të mos hidhej dritë mbi të, ishte vetë policia, për shkak të lidhjes miqësore së biznesmenit Ylli Cara me kryepolicin e vendit Ilir Proda.

Cara u vetëdorëzua, pasi me gjasë, e kishte marrë dakordësinë se nuk do të mbahej në paraburgim. Faktet tregojnë se gjykata e zbuti masën për të nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, me dy argumenta: i pari, se dëmtimet që kishte pësuar faturistja nga dhuna e Carës hynin në kategorinë e plagosjes së lehtë me dashje, dhe i dyti, se Spartak Cara kishte varësi nga substancat. Pra nëse bën detyrën tënde dhe të rrahin nuk duhet të mërzitesh nëse agresori ja del paq. Drejtësia ndihmon më të fortin dhe e lë në arrest shtëpie. Sepse nëse ke miq “lart” mund të rrahësh fort pa të hyrë gjemb në këmbë.

Lexo gjithashtu

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme