Ekskluzive 7 Korrik 2025, 16:48 Nga VNA

Kur të rreh miku i Ilir Prodës drejtësia mbyll njërin sy dhe media të dy. Zbardhen detajet e dosjes së dhunës ndaj punonjëses së OSSHE

Ndaje në Whatsapp

Zbardhen detajet e dosjes hetimore, ku Spartak Cara dhunoi në mënyrë barbare punonjësen e OSHEE-së, Rubena Hasa.

Spartak Cara është kushëri i biznesmenit Ylli Cara, ky i fundit ish-ortak me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Dosja nuk ka nevojë për asnjë koment, sepse faktet flasin vetë.

Një skaner i vendngjarjes

Më datë 25.04.2025 rreth orës 12:00 është marrë njoftim në sallën operative se në Spitalin e Traumës kishte shkuar shtetasja Rubena Hasa, punonjëse e OSHEE, e cila kishte dëmtime të rënda në pjesën e fytyrës dhe të trupit.

Pas marrjes së të dhënave paraprake është proceduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes, Bar Kafe “Foleja 24 BS”, me vendndodhje midis rrugës “Artan Lenja” dhe rrugës “Studenti”. Nga këqyrja ka rezultuar se në rrugën “Studenti”, ngjitur me një shtyllë, ndodhej një jelek me ngjyrë portokalli me të bardhë me mbishkrim OSSH, gjysmë metri nga shtylla. Në pjesën e sipërme të lokalit, në hyrje të shkallëve ishte një derë metalike me të ndara dhe, sa kalon derën metalike, në shkallë kishte disa copa xhami të thyera, si ato të shishes së birrës, me ngjyrë jeshile. Brenda ambientit të lokalit, në një hapësirë rreth 70 metra katrorë, ndodheshin tavolina, karrige, televizorë dhe një bilardo.

Nga krahu i majtë i derës, në vazhdim të faqes së murit ndodhej një objekt në formë rrethore (vëth), me ngjyrë si ajo e floririt, i cili u administrua në cilësinë e provës materiale.

Poshtë tavolinave kishte njolla gjaku dhe në pjesën e banakut nga ana e brendshme e tij u konstatua i fshehur prapa një koshi mbeturinash një objekt si shkop bejsbolli dhe dorezë e mbështjellë me natriban me ngjyrë të zezë.

Dëshmia e taksistit

I.L., taksist, ka deklaruar se ka qenë në punë si zakonisht dhe rreth orës 12:11 minuta e ka telefonuar salla e kompanisë që të shkonte të merrte një klient në rrugën “Studenti”. Pasi ka vajtur, ka qëndruar rreth 10 minuta duke pritur dhe ka ritelfonuar sallën për të vënë në dijeni se nuk po paraqitej askush. Pas 2 minutash nga telefonata në sallë, papritur hapet dera e pasme e makinës, e krahut të djathtë, dhe ka konstatuar një djalë të veshur me kapuç, i cili ka futur në mjet një vajzë që ishte në gjendje të keqe, me sy të nxirë, duke krijuar idenë se ishte dhunuar. Personi që e futi në makinë i tha:

“Dërgoje në spital” dhe mbylli derën. Është nisur menjëherë për Spitalin e Traumës dhe ndërkohë shtetasja e dëmtuar i kishte thënë me vështirësi që të lajmëronte bashkëshortin e saj.

Punonjësja e dhunuar

Rubena Hasa, nga ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, ka deklaruar se kishte rreth 9 muaj që punonte si lexuese e OSHEE në qendrën nr.1 në Laprakë dhe se më datë 25 prill 2025 rreth orës 09:00 ka shkuar për të lexuar matësin e energjisë elektrike që i përkiste me kontratë shtetasit S.S. Konkretisht ishte një lokal në rrugën “Artan Lenja”. Pasi ka mbërritur, ka pasur të veshur jelekun e punës me mbishkrimin OSHEE dhe në qafë kishte të varur dokumentin e dukshëm të punës, ku shkruheshin të dhënat personale dhe pozicioni i punës. Ka shpjeguar se lokali ishte dykatësh. Është futur brenda lokalit dhe ka thirrur: “A ka njeri këtu?”. Është ngjitur në katin e dytë nga shkallët e jashtme dhe ka parë se brenda nuk kishte njeri. Në atë moment nga banjoja ka dalë një djalë i ri rreth 33-35 vjeç, trup mesatar, i imët, i dobët, me flokë të zeza, i cili e ka parë dhe nuk i ka thënë asnjë fjalë, por ka vajtur te banaku i lokalit.

Deklaruesja ka shpjeguar se është futur për të lexuar matësin në banjo dhe sapo ka mbaruar, ka dalë nga banjoja dhe është nisur për të dalë nga lokali. Ka konstatuar se dera e lokalit ishte e mbyllur, duke mos pasur mundësi të dilte dhe aty ka parë një tjetër djalë që ishte me personin e parë, rreth 35 vjeç, qeros, pak i mbushur, që i është drejtuar asaj duke i thënë:

“Çfarë do ti te shtëpia ime?”

Deklaruesja i është përgjigjur se ishte punonjëse e OSHEE-së dhe se kishte detyrë të kontrollonte sahatin e dritave, por ndërkohë dy personat kanë filluar ta godasin me grushte dhe me shkop nga trupi, duke e lënduar derisa i ka rënë të fikët. Deklaruesja thotë se është përmendur pak çaste dhe ka parë që ishte brenda një automjeti dhe drejtuesi i tij i kishte thënë se ishte në taksi dhe po e dërgonte në spital.

Arrest në shtëpi për Carën

Spartak Cara ndodhet aktualisht në masën e arrestit në shtëpi me argumentin se “konkluzionet shkencore të aktit të ekspertimit nr. 1338 datë 13.06.2025 nga ku ka rezultuar se dëmtimet e shtetases Rubena Hasa janë klasifikuar mbi nëntë ditë, pra nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën”.

“Në këto kushte, sipas akuzës, i akuzuari Spartak Cara nuk mund të jetë i dyshuar për kryerjen e veprës penale “plagosja e rëndë me dashje”, por i veprës penale “plagosje e lehtë me dashje”.

Gjykata arsyeton gjithashtu se Cara ka varësi nga abuzimi me substanca. Për të vërtetuar këtë ka dorëzuar një kopje të një dokumenti mjekësor të lëshuar nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sipas të cilit rezulton se i dyshuari Spartak Cara ka qenë i shtruar në këtë spital në 2017 me diagnozë “çrregullim psikotik në terren të abuzimit me substanca”.

Qartas pasi rreh barbarisht faturisten e OSSHE-s Spartak Cara nis përpjekjet për ti shpëtuar drejtësisë. Me raporte mjekësore dhe “miq” në instancat e larta të policisë së shtetit. Me heshtjen që pason në media dhe opinion publik. Sepse kur të rreh miku i drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda, drejtësia mbyll një sy dhe media të dy!

Video

Dikur ishim para Gjermanisë. Tani jemi para gjithë Europës

Tom Doshi pas daljes nga SPAK: Siç ka thënë dhe Erioni, kolegët të pyesin për çdo gjë.

Tom Doshi mbërrin në SPAK.

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme