Ekskluzive 13 July 2025, 10:35 Nga VNA

Historia e Haxhi Gjokës që regjimi komunist i uzurpoi shtëpinë dhe e la pa punë e në mjerim

Ndaje në Whatsapp

VNA ka siguruar dokumentet arkivore që hedhin dritë mbi betejën e gjatë dhe të dhimbshme të Haxhi Gjokës, një qytetar i Tiranës, i cili prej vitit 1958 kërkoi me ngulm drejtësi dhe rikthimin në shtëpinë e tij të uzurpuar. Pavarësisht ankesave të shumta dhe verifikimeve zyrtare që i dhanë të drejtë, Gjoka dhe familja e tij u lanë në harresë dhe mjerim, viktima të një sistemi të pashpirt që mbulonte abuzimet me etiketime politike.

Dokumenti i plotë:

Më lironi shtëpinë!

Nga dokumentet arkivore rezulton se Haxhi Gjoka, një qytetar autokton i Tiranës, në vitin 1965 i drejtoi për të disatën herë një kërkesë Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH, pasi ishte refuzuar vazhdimisht për një takim personal nga kryeministri Mehmet Shehu, të cilit i ishte drejtuar në mënyrë të përsëritur që prej vitit 1958. Në themel të ankesës qëndronte një kalvar dhimbjesh dhe padrejtësish, që nis me pushimin e tij arbitrar nga puna në fund të vitit 1958, me urdhër të Shefqet Peçit, në atë kohë kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Pas këtij vendimi, Gjoka mbeti për afro pa punë, ndonëse kishte dy profesione të regjistruara (teknik ndërtimi dhe mekanik), çka e çoi familjen e tij, me katër fëmijë të mitur, më i madhi 15 vjeç dhe një grua të sëmurë drejt mjerimit. Të internuar në fshatrat e rrethit të Lushnjës, më 1962 u hiqet internimi dhe në mars 1964 u lejua të kthehej në Tiranë.

Por pas kthimit mësoi se shtëpia e ndërtuar me mund në vitin 1954, sipas ligjeve të kohës ishte uzurpuar nga Koço Prifti, oficer i Ministrisë së Brendshme. Sipas ankesës së Gjokës, Prifti nuk kishte paguar asnjë qira për 3.5 vjet, kishte shpërdoruar konfiskuar plaçkat, dhe megjithëse kishte përfituar një banesë tjetër nga shteti, sërish refuzonte ta lironte shtëpinë e uzurpuar duke ia lënë atë një të afërmi. Vetë preferontetë të jetonte në banesën e Gjokës. Ndërsa pronari i shtpisë, vetë i gjashtë, me grua të sëmurë dhe fëmij të mitur, jetonin në një dhomë të ngritur prej tij, në kushte të një varfërie e ekstreme, dhe luteshin për strehim, rikthim të pronës, sipas ligjeve.

Pavarësisht se Komiteti Qendror, në verifikimet e veta, e njohu si të drejtë pretendimin për shtëpinë dhe premtoi lirimin e saj brenda vitit, rikthimi në shtëpinë e tij nuk u bë. Për plaçkat dhe qiranë e papaguar, Gjoka u orientua t’i drejtohej gjykatës, ndërsa në një shënim të shkresës zyrtare me informacion për Enver Hoxhën, të shkruar nga Haxhi Kroi, ai cilësohet si “i lig” dhe “shpifës” për kapterin Koço Prifti.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme