Ekskluzive 11 July 2025, 18:21 Nga VNA

Dhuna si kulturë shtetërore. Si shteti komunist torturonte kundërshtarët e regjimit/ Dokumentat

Ndaje në Whatsapp

 

Dokumentimi i dhunës dhe i torturave nga vetë udhëheqja komuniste: Raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tetor–Nëntor 1953 mbi “torturat e vogla”, si

• shtrëngim të duarve me hekura ose tel,

• mbajtje për orë apo ditë të tëra në këmbë,

• goditje me shuplaka,

• abuzime seksuale

• privim nga ushqimi dhe gjumi,

• ofendime dhe kërcënime të përsëritura.

Më 22 tetor 1953, Kryeministri Mehmet Shehu dorëzoi për diskutim në Byronë Politike një raport mbi punën e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili më 2 nëntor u miratua me firmën e Enver Hoxhës.

Ky dokument dëshmon hapur ushtrimin e dhunës të njerëzve të Sigurimit të Shtetit dhe hetuesve gjatë ushtrimit të detyrave. Në dokument jepen statustika dhe raste konkrete me abuzimin me të pandehurit, paraburgosurit dhe të dyshuarit për vepra të jashtëligjshme. Shpesh për të “provuar” fajet, uahteohej tortura, që justifikohej si “tortura të vogla” për të marrë dëshmi të rreme.

Raporti, pjesë të të cilit po botohen, dëshmojnë qartë mekanizmat represivë dhe përdorimin sistematik të dhunës, torturës dhe abuzimit nga organet e hetuesisë, burgjeve dhe Sigurimit të Shtetit në Shqipërinë komuniste.

Raporti pranon se metoda themelore e hetuesisë ka qenë tortura dhe provokacioni, për të cilat pranohej se “tortura e vogël” ka vazhduar të jetë praktikë e përhapur.

Hetuesit përdornin:

• shtrëngim të duarve me hekura ose tel,

• mbajtje për orë apo ditë të tëra në këmbë,

• goditje me shuplaka,

• privim nga ushqimi dhe gjumi,

• ofendime dhe kërcënime të përsëritura.

Në raport përmenden me emër dhe mbiemër dhjetëra oficerë të sigurimit dhe policisë, të cilët kishin kryer dhunë të dokumentuar ndaj të paraburgosurve, shumë prej të cilëve në fund u liruan për mungesë provash, duke e bërë të qartë se dhuna ishte përdorur për të nxjerrë dëshmi të rreme ose të sajuara.

Vetë raporti i përpiluar nga organet shtetërore përmbledh mbi 57 raste shtrëngimi me hekura, 17 raste mbajtjeje në këmbë, 119 raste goditjesh me shuplaka dhe 6 raste të lënies pa ushqim të të paraburgosurve. Të gjitha këto ndodhnin në procesin e hetuesisë, në shkelje të hapur të procedurës penale, që sipas raportit nuk njihej nga hetuesit apo nuk zbatohej për shkak të mungesës së kontrollit institucional.

Raporti nuk përshkruan vetëm raste të veçuara, por nxjerr në pah një kulturë të institucionalizuar të abuzimit fizik dhe psikologjik, të toleruar, madje të stimuluar në heshtje nga nivelet e larta të Ministrisë. Në të pohohet se:

“Ne kemi ndaluar rreptësisht torturën e madhe… por nuk kemi kuptuar rreshtin e ‘torturës së vogël’, bile kundrejt kësaj i kemi mbyllur një sy.”

Ky pranim është dëshmi e drejtëpërdrejtë e mekanizmave të shtypjes, ku drejtësia ishte në funksion të pushtetit, dhe çdo kufi moral ose ligjor i hetuesisë nuk zbatohej në praktikë.

Raporti zbulon gjithashtu një numër alarmant rastesh përdhunimi dhe shfrytëzimi seksual të grave dhe vajzave të burgosura nga zyrtarë të lartë të MPB. Këta përfshijnë aspirantë, togerë dhe oficerë të sigurimit, që kishin përdorur postin e tyre për abuzim seksual në mënyrë sistematike. Ky aspekt nxjerr në pah një tjetër dimension të brutalitetit të aparatit shtetëror: përdorimi i trupit të gruas si objekt nënshtrimi dhe turpërimi në shërbim të frikësimit politik dhe moral.

Në fund, raporti pranon se në të paktën dy raste të bujshme politike, ai i oficerëve të Brigadës 21 dhe ai i të ashtuquajturit “grup i Sukthit” tortura kishte prodhuar akuza të pabazuara dhe dëshmi të pavërteta, që më pas u korrigjuan përpara gjyqit. Kjo tregon se dhuna nuk ishte incident, por mjet për të “krijuar” prova, në funksion të luftës së klasave dhe represionit politik.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme