Ekskluzive 21 July 2025, 20:57 Nga VNA

Rama kërkon dorëheqjen e Ristanit dhe nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës. Veliaj tashmë tërësisht jashtë loje

Ndaje në Whatsapp
Rama kërkon dorëheqjen e Ristanit dhe nënkryetarëve të

Anuela Ristani dhe dy nënkryetarët e tjerë të Bashkisë së Tiranës priten t’i nënshtrohen “aksionit” të dorëheqjeve të iniciuar nga Edi Rama.

VNA mësoi se Edi Rama ka përgatitur terrenin në mbledhjen me drejtuesit lokalë dhe deputetët e Tiranës për dorëheqjet dhe zëvendësuesit.

Çfarë u tha Edi Rama dy grave drejtuese të partisë së tij që nuk e tha në mbledhjen e zhvilluar me drejtuesit? A morën ato një detyrë të veçantë?

Ndoshta nuk është krejt rastësi që Balluku dhe Manastirliu kanë punuar të dyja me Edi Ramën në kohën kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës. Dhe të dy zonjat e njohin mirë modelin e qeverisjes së Bashkisë sipas shijes së Edi Ramës.

Me gjasë kjo lëvizje pritet të përcaktojë dhe datën e afërt të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj në qeli është personi i vetëm që mund të nënshkruajë dorëheqjet dhe emërimet e reja. Por shefi i madh nuk do që ky proces të kalojë kurrsesi nga kryetari i Bashkisë në detyrë.

Tashmë që ka marrë komandën e drejtimit të Tiranës dhe të gjithë bashkive të vendit, Edi Rama nuk do të ketë më vartës të fuqishëm si Veliaj.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme