Ekskluzive 22 July 2025, 11:21 Nga VNA

“Rroftë Amerika” në murin e hidrocentralit të Fierzës (mars 1985)

Ndaje në Whatsapp

Më 10 mars 1985, në një repart ushtarak pranë hidrocentralit “Drita e Partisë” në Fierzë, u zbulua një parrullë pro-amerikane në mur dhe një flamur amerikan i vizatuar ngjitur me të. Një gjest simbolik që, në klimën e izolimit ekstrem dhe kontrollit ideologjik të Shqipërisë së fundviteve ’80, u analizua nga organet e Partisë dhe të Ministrisë së Brendshme. Dokumenti “sekret” i Komitetit të Partisë në Tropojë, analizon ngjarjen e guximshme vetëm dhjetë ditë para vdekjes së Enver Hoxhës.

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI PARTISË DEGA E BRENDSHME

TROPOJË

SEKRET

B.Curri, me 14.3.1985

INFORMACION

MBI NJË NGJARJE TË NDODHUR NË REPARTIN E POLICISË TË H/C “DRITA E PARTISË" FIERZË.

Ju informojmë se me datën 10.3.1985 rreth orës 16.00 në vendin e rojës tek postblloku afër N/stacionit elektrik të H/C " Drita e Partisë" në vendrojen e ushtarit të faqen e jashtme u konstatua nga ushtari i shërbimit Ernest Ivanaj një parrullë armiqësore me këtë përmbajtje:

“Flamur Amerikan dhe e shkruar me laps në mur " Rroftë Amerika”.

Ushtari për këtë ngjarje menjëherë nëpërmjet telefonit civil njoftoi n/oficerin e rojës së repartit,ndërsa n/oficeri njoftoi menjëherë Komandantin e repartit Adriatik Agon.

Me marrjen e këtij njoftimi Komandanti i repartit Adriatik Ago nuk merr asnjë masë deri sa njofton edhe përgjegjësi i ndërresës ushtar Fiqiri Kasa,i cili kishte shkue në vend dhe e kishte parë parrullën.

Komandanti i repartit Adriatik Agon i jep urdhër ushtar Fiqiri Kasës që t'a fshijë plotësisht parulla duke përdorur majën e bajonetës së pushkës dhe mjete të tjera rrethanore.

Për ngjarjen e ndodhur nuk është Informuar Dega e P. Brendshme në kohë,informacioni është bërë pasi ka shkruar në repart komisari i repartit Sejdi Ademi. Kështu Dega e P. Brendshme për ngjarjen e ndodhur njoftohet me datën 11.3.1985 në ora 19.00, ku për këtë problem njoftim merr Niko Shqina,shefi i policisë,i cili ishte edhe oficer roje.

Lidhur me këtë ngjarje u morrën këto masa:

- Nga ana jonë u shkua në vend ku u bisedua me Komandantin, kuadrin dhe efektivin.

- U bë mbledhja e efektivit ku u dhanë detyra për forcimin e vigjilencës dhe zbatimin e rregullave të shërbimit.

- U bë mbledhja e organizatës bazë të Partisë për të analizuar dhe diskutuar këtë shkelje.

- Me datën 13.3.1985 nga njësia u njoftua në shtabin e degës ku doli përgjegjësia e secilit dhe u mbajt qëndrim në mënyrë të veçantë për Adriatik Agon, i cili ka dhënë urdhër për fshirjen e parullës dhe nuk ka informuar në kohë.

Nga kjo ngjarje dalin edhe këto konkluzione:

- Parulla duhet të jetë shkruar nga efektivë ushtar sepse kishte një vend shërbimi që sigurohet gjithnjë me ushtarë;

- Fshehja e parullës me urdhër të Komandantit është bërë me qëllim për të ruajtur frymën e shpirtit të repartit.

- Shkalla e informimit nuk është në nivelin që kërkohet.

Nga ana jonë janë marrë masa për të ndihmuar më nga afër këtë repart dhe për të vërtetuar plotësisht këtë ngjarje.

SEKRETARI I KOMITETIT TË PARTISË DEGËS

REXHEP AVDIU

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme