Ekskluzive 26 July 2025, 13:22 Nga VNA

Trafiku i kokainës, goditet rrjeti me 7 anëtarë: Në pranga pronari i “Cinco”-s dhe partneri i vajzës së ish-ministres

Ndaje në Whatsapp
Trafiku i kokainës, goditet rrjeti me 7 anëtarë: Në pranga
Montazh: Ermir Ndreaj, Kejda Ajazi

Një tjetër operacion i gjerë i SPAK ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Në kuadër të këtij aksioni u arrestua Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive, përfshirë edhe atë me emrin Cinco. Ai u prangos në Palasë, teksa shijonte rrezet e diellit në një skaf luksoz. Pas arrestimit, policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë. Në të njëjtin operacion u arrestua edhe Klevis Hoxhosmani, i cili rezulton pronar i të paktën dy kompanive, njëra prej të cilave e regjistruar në Londër. Hoxhosmani është në lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, e njohur në rrjetet sociale për postimet nga jeta luksoze në qytete si Dubai dhe Monako. Ai ishte personi që ajo e etiketonte si “dashuria”, megjithëse nuk kishte identitet publik – si shumë prej të ashtuquajturve “çunat e Dubait”. Në pranga përfundoi edhe vëllai i tij, Artur Hoxhosman, ndërsa në Elbasan u arrestua Ilir Lloshi.

Ndërkohë, Erion Alibejt dhe Plarent Dervishaj iu komunikuan akuzat në paraburgim, ku ndodhen për vepra të tjera penale. Gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK u sekuestruan orë të shtrenjta, makina luksoze dhe bizhuteri. Rasti ka risjellë në vëmendje një fenomen të përsëritur: vajzat që reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, jo rrallë herë, rezultojnë të lidhura me persona që përfundojnë në hetim apo arrestim për aktivitete kriminale. Teksa debati për privatësinë është i pranueshëm, nuk mund të mohohet fakti që shumë të rinj dhe të reja bien viktimë e këtij iluzioni luksi që ka për bazë botën e errët të krimit. Në vend të jetës së ëndërruar, ekspozimi ndaj këtyre lidhjeve sjell rrezik, ndëshkim dhe një rrënim që shpesh ndodh shumë vonë për t’u shmangur.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme