Ekskluzive 28 July 2025, 13:14 Nga VNA

Dy anët e medaljes të ngjarjes së Vlorës. Nga dhuna ndaj kamarierit, te rrahja barbare e policit

Ndaje në Whatsapp
Dy anët e medaljes të ngjarjes së Vlorës. Nga dhuna ndaj

Një kamarier 18-vjeçar ra pre e dhunës në ambientin e punës. Ngjarja ndodhi në një hotel në zonën e Skelës. Ai u dhunua nga dy persona, sikur flasin pamjet filmike që kanë bërë xhiron e rrjetit. Njëri prej tyre është Ardian Isufi, oficer policie në detyrë, që shfaqet duke e kapur për qafe kamarierin. Ndërsa i dyti, Leart Bimo, që e godet, ndërkohë që polici Isufi nuk ndërhyn. “Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar Ardian Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit Leart Bimo, 57 vjeç, banues në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç”, njoftoi policia. Veprimet e Isufit, që aktualisht ishte Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, janë të pajustifikueshme dhe të dënueshme. Një polic, qoftë dhe jashtë shërbimi, duhet të ndërhyjë në situatë konflikti të shmangë dhunën dhe jo ta nxisë atë. Apo më keq, të jetë vetë dhunuesi. Për veprimet e tij, ai u pezullua nga detyra dhe po hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës.

Por, kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Pas këtij veprimi të pajustifikueshëm të ish-shefit të qarkullimit në Vlorë, çfarë pason është po aq kriminale. Por këtë pjesë, mediat kanë preferuar të heshtin. Vasil Bedinaj, pronari i lokalit, i shoqëruar nga menaxheri i lokalit dhe të paktën 9 persona të tjerë, e kanë rrahur barbarisht policin. Ardian Isufi ndodhet në spital me fraktura dhe i është nënshtruar sot herët në mëngjes ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërsa publiku në masë ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj kamarierit 18-vjeçar, pse sot policia dhe prokuroria heshtin ndërsa një oficer është dhunuar barbarisht? Ardian Isufi, oficer policie, duhet të kishte parandaluar urgjentisht shpullen ndaj 18-vjeçarit kamarier. Dhe për këtë ai meriton të ndëshkohet, e ndoshta të përjashtohet nga policia. Por vetëgjyqësia, rrahja makabre e tij nga pronarët e lokalit, është gjithashtu një shfaqje e shëmtuar e dhunës së pajustifikuar. Kjo është një ngjarje që ka dy të vërteta për të cilat duhet folur hapur e duhen ndëshkuar përgjegjësit. Vetëgjyqësia nuk është mënyrë për të zgjidhur padrejtësitë në një shtet normal. Ndaj, para se të linçohet publikisht një oficer policie, mirë është të tregohet e vërteta siç ka ndodhur. Përndryshe, banditë e policë bashkë nuk do ishte hera e parë që tejkalojnë çdo ligj e rregull pa u hyrë gjemb në këmbë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme