Editorial 3 Nëntor 2025, 19:10 Nga VNA

Gjykatës Kushtetuese foli për Veliajn, që të dëgjojë Rama

Ndaje në Whatsapp

Gjykatës Kushtetuese foli për Veliajn, që të

Gjykata Kushtetuese foli. Pas muajsh pritjeje, debatesh gjyqësore e mediatike, diskutimesh publike e pazare politike në prapaskenë, bazuar herë në logjikë kushtetuese, herë në spekulime, sot kemi një vendim. Vendimi i Edi Ramës për shkarkimin e kryebashkiakut dhe dekreti i nxjerrë me nxitim nga Presidenti Begaj morën përgjigje të qartë: janë antikushtetues.

Do ketë të pezmatuar dhe shumë më tepër të gëzuar. Analizat dhe komentet për lojëra e intriga politike do mbushin hapësirat publike. Disa do thonë se Gjykata Kushtetuese po tregon pavarësi për t’i dalë përballë pushtetit. Të tjerë, analistë të përhershëm të teorive të “zhgaravitura”, do këmbëngulin se “edhe kjo ishte lëvizje e Ramës” për të shtyrë zgjedhjet në një moment më të favorshëm.

Por, hamendësimet janë të kota. Faktet janë publike dhe duhen analizuar.

E gjithë situata nisi si një lojë e pastër politike, një “komplot pallati”, siç Partia Socialiste e ka traditë historike brenda vetes. Rama ishte ideatori, orkestruesi dhe ekzekutori. Ishte ai që më 11 shtator artikuloi idenë e shkarkimit dhe përfshiu edhe opozitën e çorientuar. Ishte ai që e shkarkoi në fakt, edhe pse u përpoq të fshihej pas vendimit formal të këshilltarëve të tij politikë në Këshillin Bashkiak. Ministri i sapoemëruar i pushtetit vendor përgatiti me ngut dokumentat, ndërsa Rama firmosi po aq me nxitim. Nxitoi aq sa “rrembeu” edhe Presidentin Begaj, i cili, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, dekretoi datën e zgjedhjeve.

Pavarësisht labirinteve juridike, kushdo e kuptonte: gjithçka ishte tekë e Ramës, i tejngopur me pushtet dhe i paprekur pas 11 majit — me 86 mandate dhe me një opozitë të rraskapitur, në periferi të politikës dhe pa aftësi të ndikojë, madje as të nxjerrë një kandidat për një vakancë të papritur që vetë kishte përshëndetur për 12 orë me naivitet.

Ngutja, brutaliteti, arroganca dhe deliri i madhështisë që kanë kapur Ramën janë rrënjët e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Mohimi i të drejtës për t’u dëgjuar në Këshillin Bashkiak ose në Këshillin e Ministrave janë shkelje minimale procedurale që shembin çdo proces juridik. Shpejtësia e furishme, përçmimi ndaj institucioneve dhe nënvleftësimi banal edhe ndaj Presidencës ishin të dukshme.

Por mbi të gjitha: Rama nuk pati kurajon t’i dilte përballë thelbit të çështjes. Ai nuk guxoi ta shkarkonte kryebashkiakun për shkeljet e rënda ligjore e financiare që përbëjnë barrë morale për çdo drejtues publik: inceneratorët, lejet e ndërtimit, pastrimi i qytetit, tenderat abuzivë për shërbime publike, vrasja e Ardit Gjoklajt, skandali 5D — dhe shumë të tjera. SPAK dhe GJKKO kanë hapur tashmë rrugën me disa vendime që e prekin drejtpërdrejt këtë realitet.

Rama nuk e bëri këtë jo sepse nuk mundej, por sepse nëse e bënte do ekspozonte vetë modelin e tij të qeverisjes. Shumë nga aferat nuk janë asgjë më shumë veçse pasqyrim i metodës së vet Ramës, dhe çdo goditje ndaj Veliajt do kthehej në precedent kundër të gjithë ushtarëve të tij politikë — në pushtet vendor dhe ekzekutiv — që asgjë s’bëjnë pa miratimin e tij. Nën këshillat e dobëta të juristëve mediokër që e rrethojnë, ai zgjodhi strategjinë naive për ta “pjekur mishin e Veliajt pa djegur hellin e vet”.

Pikërisht për këtë, Gjykata Kushtetuese vendosi: një kryetar bashkie nuk mund të shkarkohet për “mosparaqitje në detyrë” pa respektuar standarde kushtetuese minimale.

Fituesit e vërtetë sot janë ata që lexojnë shenjat e kohës dhe kuptojnë se pushteti i Ramës është në degradim të shpejtë. Frika e tij, rebelimi i kujdesshëm por real i Veliajt, zhvillimet e zymta nga fronti, klima jo e favorshme ndërkombëtare (veçanërisht në SHBA), dhe një SPAK i rienergjizuar — tregojnë se kemi hyrë në një fazë të re politike.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është vetëm shenja e radhës!

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme