Editorial 17 Tetor 2025, 13:48 Nga VNA

Naureda Llagami, nga humbja e garës tek tentativa për të bllokuar Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Naureda Llagami, nga humbja e garës tek tentativa për të bllokuar

Nga Desada Metaj

Ditët e fundit në qendër të debatit për kushtetutshmërinë dhe Gjykatën Kushtetuese ka dalë dhe emri i Naureda Llagamit. Kjo e fundit ishte një nga kandidatet për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në vlerësimin që KED iu bëri kandidateve, znj. Llagami rezultoi me pikë e dyta (pas kandidatit të renditur i pari Asim Vokshi). Pas përfundimit të votimit në Gjykatën e Lartë, znj. Llagami nuk rezultoi fituese me vota. Sipas ligjit, në këto raste shpallet fitues kandidati që ka marrë pikët më të larta në vlerësim (kandidati Asim Vokshi). Për këtë arsye, ditë më vonë ajo nisi edhe pretendimin se votat ishin falsifikuar.

Në ndihmë i erdhi një media e rëndësishme, e cila jo më larg se mbrëmë kishte organizuar një bisedë në studio për “hallin” e zonjës Llagami. Që nuk duhet të jetë dhe aq hall personal, po të marrësh në konsideratë situatën delikate në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese dhe vendimet që priten prej saj.

Naureda Llagami, në fakt, pretendimet e saj për vota të falsifikuara i çoi si padi në Gjykatën Administrative. Ka kërkuar atje edhe pezullimin e procedurës së dekretimit si anëtar të GJK-së të kandidatit fitues Asim Vokshi. Kjo duket që është edhe një arsye pse Presidenti vonoi dekretimin e z. Vokshi, pra për t’i lënë kohë Gjykatës Administrative që të shqyrtonte padinë e Llagamit. Megjithatë, gjykata administrative iu përgjigj me korrektesë padisë së znj. Llagami, duke konstatuar se kjo çështje është jashtë juridiksionit gjyqësor. Gjykata i ka njohur paditëses Llagami edhe të drejtën që për këtë çështje ajo t’i drejtohet brenda pesë ditëve Kolegjit të Gjykatës së Lartë. Afat ky që nuk ka mbaruar sepse mbaron në datën 19 tetor 2025 (ditën e hënë të javës që vjen).

Në vendimin e saj, gjyqtarja Semiramis Hoxholli nënvizon ndër të tjera se:

“Thënë ndryshe, një gjykatë e juridiksionit të zakonshëm sikurse është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, do të vihej mbi Gjykatën e Lartë dhe madje, në trajtë të tërthortë, edhe mbi Gjykatën Kushtetuese. Përveçse do të kompromentonte integritetin institucional të Gjykatës së Lartë, gjykata administrative do të shkelte katërçipërisht parimin e ndarjes së pushteteve duke fshirë kufijtë midis ligjit dhe “nënës” së ligjeve, Kushtetutës. Kjo shkrirje kufijsh jo vetëm që do të ishte antikushtetuese, por gjithashtu rasti i parë devijues nga modeli evropian i kontrollit kushtetues.”

E po ashtu është bazuar edhe në një vendim të Gjykatës së Lartë si referencë, i cili shkruan se:

“Gjykata Administrative e Apelit ka ometuar nga detyra kushtetuese dhe ligjore për të marrë vendimin përfundimtar lidhur me këto kërkime të padisë. Kolegji vlerëson se kjo vendimmarrje duhet të merret nga ana e Gjykatës së Lartë në këtë gjykim. Kolegji vlerëson se shkaqet absolute të shuarjes së gjykimit, sikurse janë juridiksioni, paditshmëria apo procedueshmëria, merren në shqyrtim nga gjykata kryesisht në çdo fazë dhe shkallë gjykimi.”

Përfundimisht pra, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka disponuar me nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe e deklaron kërkesën për sigurim padie të kërkueses znj. Naureda Llagami si të papranueshme për këtë shkak, konform nenit 9 të ligjit nr. 49/2012 dhe nenit 59 të Kodit të Procedurës Civile.

Siç u tha më lart, znj. Llagami ka të drejtën të ushtrojë ankim kundër këtij vendimi brenda ditësh në Gjykatën e Lartë. Afati i këtij ankimi është deri në datën 19 tetor (vendimi mban datën 13 tetor).

Por zonja Llagami, shpresoj jo për shkak të paditurisë, nuk bën një ankim ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Lartë nëse nuk është dakord me të. As pret që çështja që ajo vetë inicioi të mbyllej duke pritur që vendimi i gjykatës të merrte formë të prerë (në datë 19 tetor). Dhe as ka bërë ndonjë akt heqje dorë nga gjykimi që ajo filloi në gjykatën administrative. Porse me ngut të pazakontë e çon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Një sjellje tipike e një “forum shopping” që njihet në doktrinë si sjellje procedurale abuzive, pra të gjesh jo autoritetin/gjykatën që ligji autorizon, por një tjetër autoritet/gjykatë që mund të jetë më e favorshme për znj. Llagami.

Sigurisht nuk është nga padijenia. Znj. Llagami ka qenë në krye të KLGJ për 5 vjet. Ajo i njeh edhe për këtë shkak në imtësi skutat e procedurave gjyqësore. Vetëm e paditur apo e paaftë nuk është. Mesa duket një motiv tjetër e ka shtyrë në këtë “forum shopping”, në këtë kapërcim hallkash e procedurash, që në analizë të fundit kanë synim mbajtjen në destabilitet të GJK.

Me braktisjen në mes të rrugës gjyqësore në shkallë të parë dhe kapërcimin fluturimthi në majën e sistemit, pra dërgimin e padisë në Gjykatën Kushtetuese, ajo ka shmangur shkallët dhe rrjedhën e procedurave administrative e më pas gjyqësore të ankimit që duhet të fillojnë nga vetë mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Mesa duket e ka bërë këtë kapërcim me qëllimin e vetëm për të shkaktuar sa më shumë kaos në stabilitetin e Gjykatës Kushtetuese, së cilës në kohët e fundit i është dashur të marrë vendime të rëndësishme për çështje ku preket interesi direkt i kryeministrit apo edhe i opozitës.

Në këto kushte, duke e vendosur në mënyrë ekstraligjore nën presion Gjykatën Kushtetuese, apo së paku duke kontribuar së bashku me aktorë të tjerë që kjo gjykatë të mbesë e cunguar (pra jo me anëtarësinë e plotë prej 9 anëtarësh), Naureda Llagami duket se është e interesuar të zvarrisë procesin që mban peng edhe betimin para presidentit të Asim Vokshit, i cili është zyrtarisht anëtari i ri i GJK-së. E në këtë pikë, merr edhe kuptim “blerja” e kohës prej Presidentit të Republikës duke mos e dekretuar, pa asnjë shkak, Asim Vokshin si anëtar të GJK. Madje ironia e fatit shkon edhe përtej. Nëse Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e çështjes së Naureda Llagamit, krijohet një konflikt gjyqësor dhe Bajram Begaj, nuk do ta dekretonte deri në përfundim të gjyqit anëtarin e GJK, Asim Vokshi. Gjykata Kushtetuese do mbetej edhe për shumë gjatë vetëm me 8 anëtarë. Ndërkohë që gjyqtarja që duhet të lëshojë karrigen Asim Vokshit, është pikërisht Holta Zace, strumbullari i destabilizimit të GJK prej 1 viti e gjysmë. E nuk mbaron këtu, sepse me shumë gjasë, Holta Zace do jetë pjesë e gjykimit të çështjes së Naureda Llagamit, ose thënë me fjalë të tjera, e gjykimit të mbajtjes së karriges së vet!

Kjo është loja e pistë tjetër që po luhet në kurriz të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese pas asaj të kohëzgjatjes së mandateve!

Tashmë që situata është e qartë dhe e demaskuar, është në nderin e GJK-së të mos binte në lojën e zonjës Llagami (dhe jo vetëm) për të marrë në shqyrtim një kërkesë të paligjshme e me këtë rast të krijonte një krizë të re të veten nga e cila zor se do të dilte, ndërkohë që e presin vendimmarrje delikate!

Mesa duket, me stilin me të cilin Naureda Llagami komunikonte me Klotilda Bushkën për t’i gjetur bashkëshortit një vend në SPAK, këtë herë do t’i “prokurojë” vetes në të njëjtën mënyrë një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Naureda Llagami, nga humbja e garës tek tentativa për të bllokuar

 

 

 

Video

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë zonat e ultësirës perëndimore të Krujës dhe Kurbinit, duke reduktuar ndjeshëm dukshmërinë. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që lëvizin në aksin rrugor të veriut të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, deri më tani nuk janë raportuar ngjarje apo incidente në këtë segment rrugor. Shërbimet rrugore dhe policia po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e qarkullim

? Situatë emergjente në Bangladesh! Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e ngarkesave të aeroportit ndërkombëtar “Hazrat Shahjalal” në Dhaka, duke vënë në gatishmëri të lartë autoritetet. ? Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe zjarrfikësit po luftojnë prej më shumë se tre orësh për ta vënë situatën nën kontroll. ✈️ Përkohësisht, të gjitha fluturimet në aeroportin kryesor të vendit janë pezulluar. ? Pamjet nga vendi tregojnë tym të dendur të zi që ngrihet nga terminali i mallrave, duke mbuluar qiellin dhe krijuar një atmosferë mbytëse. ?‍? Mediat lokale raportojnë për disa zjarrfikës të lënduar gjatë përpjekjeve për të përballuar flakët.

Presidenti Donald Trump takohet me tenorin e famshëm Andrea Bocelli në Shtëpinë e Bardhë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka pritur në Zyrën Ovale tenorin e njohur italian, Andrea Bocelli. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe simbolizon një moment të rëndësishëm kulturor midis SHBA-së dhe Italisë. Andrea Bocelli, i njohur në mbarë botën për zërin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin në muzikën klasike e moderne, është takuar me Trump për të diskutuar tema që lidhen me artin, kulturën dhe projektet humanitare.

?️ Në shërbimin e Okulistikës në QSUT, diagnostikimi, ndjekja dhe trajtimi i të gjitha patologjive që lidhen me shikimin kryhen sipas standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor. ? Shërbimi disponon pajisje moderne dhe teknologji të avancuar, që mundësojnë realizimin e ndërhyrjeve në sy — nga ato rutinore, deri tek rastet më të ndërlikuara që kërkojnë ekspertizë të veçantë. ?‍⚕️?‍⚕️ Këshilla e mjekëve mbetet e qartë: bëni kontrolle periodike të syve! Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për të ruajtur shikimin tuaj.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme