Politika 11 September 2025, 11:21 Nga VNA

Tirana drejt zgjedhjeve lokale. Rama kërkon largimin e Veliajt dhe shpall Ogerta Manastirliun kandidate për PS

Ndaje në Whatsapp
Tirana drejt zgjedhjeve lokale. Rama kërkon largimin e Veliajt dhe shpall

Edi Rama deklaroi se Erion Veliajt i është bërë një gjyq gjysmë i vërtetë.

Kryeministri mori në mbrojtje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, duke përmendur daljen e sekretit hetimor për bisedat familjare të tij. Sipas Ramës, ata që kanë nxjerrë këto sekrete duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Ai shtoi se askush nuk mund të thotë se sa do të zgjasë ky proces dhe se të emëruarit e deritanishëm nuk e mbajnë dot përgjegjësinë për të drejtuar Bashkinë. “Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, por ka nevojë për drejtim politik”, u shpreh Rama.

Në këtë kuadër, kryeministri deklaroi se kryeqyteti do të hapë garën për kryetar bashkie, duke theksuar se për këtë duhet të nisë procedura nga Këshilli Bashkiak. “Tirana nuk mund të gërryhet dhe të ngrysë si një trup pa kokë”, përfundoi ai.

Ne Asamblen e PS, njoftoi se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidate për Tiranën.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme