Editorial 29 October 2025, 10:23 Nga VNA

Në Shqipëri krimi “ulëret” ndërsa Ilir Proda hesht

Ndaje në Whatsapp
Në Shqipëri krimi “ulëret” ndërsa Ilir Proda

E marta e 28 tetorit ishte një ditë me bilanc tragjik për vendin: tre të vrarë brenda pak orësh, për motive krejtësisht banale. Një baba u vra nga i biri në Durrës, një picier në Tiranë u ther për një tas proshutë dhe një turist u godit me thikë për vdekje në sytë e fëmijëve të tij, brenda mureve të kalasë së Beratit, pas sherrit që patën për kalin

Në rrugët e Shqipërisë, jeta e njeriut po zhvlerësohet në ritme të frikshme. Pak ditë më parë, në Durrës, dy të rinj u vranë për një kafe ekspres, vetëm pak metra larg një komisariati policie. Viktimat e autorët lëviznin të armatosur, të njohur për policinë, të kërkuar jashtë vendit — dhe megjithatë, të lirë të qëllonin mes njerëzve.

Krimi nuk po vret më vetëm në prapaskenë; ai është bërë pjesë e përditshmërisë, i dukshëm, brutal, pa asnjë ndjenjë frike apo ndëshkimi. Vendi po rrëshqet në një normalitet të frikshëm ku çdo debat, fyerje apo keqkuptim mund të përfundojë në tragjedi.

Në këtë atmosferë dhune, mungon ai që duhet të flasë e para: shteti. Ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, zgjedhin të shfaqen në video propagandistike, duke folur për “aksione” imagjinare të policisë kundër atyre që ngasin monopatina, ndërsa krimi i vërtetë përditë po përgjak të pafajshëm.

Kur qytetarët kërkojnë shpjegime, strategji, masa parandaluese, nga Proda e Koçiu nuk vjen asnjë fjalë. Nuk ka as reflektim, as analizë, as përpjekje për edukim publik apo bashkëpunim me shkollat, komunitetet, psikologët. Heshtje! Dhe ndërkohë, Shqipëria numëron viktima.

Ky është një dështim që shkon përtej mungesës së profesionalizmit. Është një krizë morale e një sistemi që është mësuar të fshehë dështimin pas fasadave digjitale dhe “komunikimeve zyrtare”. Një polici që nuk e ndien më përgjegjësinë për të parandaluar, por vetëm për të numëruar viktimat.

Nëse drejtuesit e rendit do të donin të kuptonin realitetin që po jetojnë qytetarët, do të mjaftonte të zbrisnin në terren — pa kamera, pa eskortë, pa propagandë. Të dëgjonin njerëzit që nuk flenë më të qetë. Sepse kur shteti hesht, krimi ulëret. Dhe sot, në Shqipëri, ai po ulëret çdo ditë më fort.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme