Sociale 1 Dhjetor 2024, 16:42 Nga VNA

Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS. Rritet numri i të prekurve, mes tyre katër fëmijë!

Ndaje në Whatsapp

Rritet numri i personave të infektuar me HIV/AIDS në Shqipëri, mes tyre 4 fëmijë të vegjël. 1 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e luftës kundër sidës, por autoritetet  shëndetësore shqiptare e kanë bërë publik raportin me të dhënat e këtij viti.

E kundërta ndodh me vende të tjera apo OBSH, e cila nuk resht së informuari  jo vetëm për rastet e infektuara, por edhe për të drejtat e tyre, mësohet se për vitin 2024 deri në muajin tetor janë diagnostikuar 119 raste të reja me virusin HIV, por deri në fund të vitit kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë.

Janë 89 meshkuj, 30 femra dhe 4 fëmijë të vegjël që janë diagnostikuar në pediatri, të cilët e kanë mësuar këtë vit se janë infektuar me HIV. Një numër i konsiderueshëm i të prekurve e kanë diagnostikuar në stad të vonë sëmundjen e AIDS, dhe si pasojë këta persona mund të kenë infektuar edhe partnerë të tjerë, pa e ditur.

Gjate vitit 2024 kanë humbur jetën për shkak të HIV AIDS 15 persona, 8 prej të cilëve i përkasin rasteve të diagnostikuara këtë vit. Një prej tyre ka kryer vetëvrasje. Pjesa më e madhe e personave të prekur diagnostikohen në klinikën ambulatore në QSUT dhe jo nga testimi vullnetar.

Rruga e transmetimit mbetet ajo seksuale dhe predominon infektimi nëpërmjet rrugës heteroseksuale, ndëkohë që i përhapur është transmetimi i virusit ndërmjet meshkujve që kryejnë seks me meshkuj, por këta te fundit raportojnë më pak për shkak të stigmës. Në rastet e diagnostikuara në vitin 2024, numri më i madh konstatohet te meshkujt e grupmoshës 30-39 vjeç dhe 40-49 vjeç, ndërsa te femrat në grupmoshën më pak se 50 vjeç.

Gjatë vitit 2024 janë regjistruar pesë gra shtatzëna me infeksionin HIV. Tre raste u diagnostikuan si raste të reja, ndërsa dy ishin me infeksion HIV, të njohur më parë. Ndërkohë dy raste të grave shtatzëna me HIV kane lindur dhe bebet e tyre, po ndiqen sipas protokolleve përkatëse, ndërkohe që dy prej tyre janë akoma në pritje të lindjes./ Top Channel/

 

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme