Sociale 1 December 2024, 14:57 Nga VNA

Reshje të dendura dëbore përfshijnë Kukësin dhe Bulqizën, bllokime rrugësh dhe probleme me energjinë elektrike

Ndaje në Whatsapp
Reshje të dendura dëbore përfshijnë Kukësin dhe

Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, ku në zonat malore si Shishtaveci, trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm. Si pasojë, dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike dhe janë regjistruar rënie gurësh në disa akse rrugore, duke krijuar vështirësi për qarkullimin.

Të gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 450 metra. Këto kushte të motit kanë bërë që akset nacionale të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave, duke krijuar pengesa në qarkullimin e mjeteve në disa segmente rrugore.

Subjektet kontraktore kanë punuar pa ndërprerje me kapacitetet e plota për mbajtjen funksionale të akseve rrugore, dhe aktualisht të gjitha akset janë të qarkullueshme pa probleme të mëdha. Bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar ndonjë problematikë emergjente, megjithatë, disa fshatra si Zogaj, Kepeneg, Grykë-Çajë, Gdheshtë, Pistë dhe njësitë administrative Bytyq, Golaj, Bushtricë dhe Malzi kanë hasur vështirësi në furnizimin me energji elektrike.

Po ashtu, Bulqiza është përfshirë nga reshje bore gjatë gjithë natës, duke shkaktuar bllokimin e akseve rrugore dhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Emergjencat civile kanë dalë në terren që në orët e para të mëngjesit dhe kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve.

Në akset nacionale Bulqizë-Tiranë-Peshkopi, kalimi është i mundur pa përdorimin e zinxhirëve, po ashtu edhe në rrugët rurale që lidhin njësitë administrative të bashkisë Bulqizë.

 

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme