Sociale 30 Nëntor 2024, 18:15 Nga VNA

DW/ Rritje e sigurisë në shkolla me mbylljen e rrjeteve sociale?

Ndaje në Whatsapp
DW/ Rritje e sigurisë në shkolla me mbylljen e rrjeteve sociale?

Vrasja e 14 vjeçarit me thikë nga një bashkëmoshatar tronditi Shqipërinë. Pasuan protesta dhe debat. A është zgjidhja tek mbyllja e rrjeteve sociale?

Debat dhe protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit, një 14 vjeçar i cili u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar. Të dy ishin nxënës të shkollës "Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja tragjike e para disa ditëve tronditi opinionin publik dhe shtoi zërat për masa të reja dhe nisma ligjore për të ulur dhunën e të miturve në shkolla. Sherri mes dy nxënësve mendohet se u nxit nga rrjetet sociale.

"Ngjarja mund të ishte parandaluar"

Protestuestja, Eralda Itaj shprehet për DW, se "institucionet, shkolla, dhe shoqëria duhet të marrë përgjegjësi për pasigurinë që ne kemi sot për fëmijët tanë”. Mes protestuesve ishte edhe gazetarja Ermelinda Hoxhaj, që e shikon rastin tragjik të vdekjes së nxënësit si një "ngjarje që mund të ishte parandaluar". "Ndaj ne kërkojmë rritje të numrit të psikologëve. Ndërkohë, duke qenë se po diskutohet buxheti, kërkojmë rritje të buxhetit të arsimit."

Sidorela Vatnikaj, pjesëmarrëse në protestë kërkon edhe marrjen e përgjegjësive politike dhe thotë se ka dalë në protestë "për të kërkuar mbajtjen e përgjegjësisë nga kjo ministri, dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe garantimin e sigurisë fizike të të gjithë fëmijëve në shkollat e Shqipërisë”.

Rritje e ndjeshme e bulizmit online

Në Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” merren rreth 200 telefonata në ditë për situata dhune fizike apo online nga fëmijët. Drejtuesja e Linjës, Belioza Çoku, vëren një prirje në rritje të bullizmit në internet. "Pas vitit 2017 rritet ndjeshëm, 7 fijëshohet numri i telefonatave ndaj bulizmit online, ku përdoreshin pamje të fëmijëve, manipuloheshin video. Sot, në 2024, ne kemi rreth 14 000 telefonata, pra shkon në 22% raportimi për bullizëm online", shprehet Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” për DW. Sipas saj, grupmoshat që telefonojnë më shumë janë 10, 12 apo 13 vjeç, por si fashë e madhe është deri 17 vjeç.

Debate për mbylljen e rrjeteve sociale

Pas ngjarjes, në Tiranë me propozimin e qeverisë ka nisur një konsultim me mësues dhe prindër për të mbyllur disa nga rrjetet sociale në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama madje u shpreh: "Të marrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tokut, e pse jo, edhe të Snap Chat në Republikën e Shqipërisë”

Por Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116nuk e sheh zgjidhjen tek mbyllja e rrjeteve sociale.  "Mendoni se fëmijët nuk do të gjejnë një platformë tjetër që do të bëhet popullore, ku ata do të kenë mundësi të zbrazin edhe disa devianca që janë ngarkuar nga mbyllja e këtyre dy të tjerave?! Të shikosh në këtë perspektivë zgjidhjen do të thotë që ne për të 1 miliontën herë si qeveri dhe si shoqëri duam që të zvogëlojmë problemin dhe të arnojmë pasojën”./ DW

 

Video

Aktori i njohur spanjoll Javier Bardem shfrytëzoi skenën e çmimeve Emmy për të dhënë një mesazh politik të fortë lidhur me luftën në Gaza. Gjatë ceremonisë, Bardem deklaroi se “ajo që po ndodh në Gaza është genocid” dhe shtoi se nuk do të pranojë të punojë me asnjë kompani që, sipas tij, “justifikon apo mbështet genocidin”. Ai e mbylli fjalën e tij me thirrjen: “Free Palestine”,

Një fëmijë palestinez i lodhur e ka zënë gjumi mbi kofanon e një makine, pasi nuk gjeti asnjë vend ku të shtrihej gjatë shpërnguljeve të shkaktuara nga bllokada e vazhdueshme e Izraelit në Gazën.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve. Era e fortë që fryn në territor rrezikon të çojë zjarrin drejt brendësisë së parkut, duke kërcënuar habitatin natyror të mbrojtur.

Një dirigjent izraelit që mbrëmë performoi në Proms përdori rastin për të kritikuar vendin e tij për situatën në Gaza dhe njoftoi se përkohësisht nuk do të performojë më në Izrael, edhe pse vazhdon të jetojë atje. Ilan Volkov performoi me Orkestrën Simfonike Skoceze dhe iu drejtua audiencës në Royal Albert Hall pas duartrokitjeve të muzikantëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme