Sociale 30 November 2024, 08:30 Nga VNA

Çmimet e kafesë arrijnë nivele të larta historike në tregjet globale

Ndaje në Whatsapp
Çmimet e kafesë arrijnë nivele të larta historike në

Kushtet e pafavorshme të motit në Brazil, prodhuesi më i madh i kafesë në botë, luajnë rol kyç në drejtimin e çmimeve të kafesë, tha një ekspert për Anadolu. Çmimet e kafesë kanë arritur nivele të larta historike në tregjet globale ndërsa mallrat e tjerë kanë shënuar luhatje të përnjëhershme pas fitores së presidentit të sapozgjedhur Donald Trump në zgjedhjet e këtij muaji në ShBA, ndërkohë që kafeja është dalluar me një rekord prej 3,2615 dollarë për paund në Bursën Ndërkontinentale. Çmimi i kafesë për paund është rritur me mbi 70 për qind që nga fillimi i këtij viti. Shqetësimet nga vazhdimi i kushteve të motit të thatë në Brazil, të cilat kanë ndikuar negativisht në rendimentet e kafesë si dhe mundësitë e ngricave në vend, kanë shkaktuar gjithashtu rritjen e çmimeve të kafesë. Sulmet e grupit jemenas Huthi në Detin e Kuq kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e çmimeve, pasi ato kanë ngadalësuar dërgesat nga Azia në Evropë. Ndërkohë, nxehtësia ekstreme dhe thatësirat në Azinë Juglindore ku operojnë prodhuesit e kokrrave të kafesë, ka çuar në ulje të korrjeve, veçanërisht në Vietnam, gjë që i ka shtyrë çmimet në rritje. Rendimenti i kafesë vlerësohet të ulet më tej me motin ekstrem "La Nina", i cili sjell temperatura më të ftohta se normale në gjithë Evropën Perëndimore. Tajfuni "Yagi", një ciklon tropikal vdekjeprurës dhe shumë shkatërrues në Azi, goditi vendet e Azisë Juglindore dhe dëmtoi zonat e prodhimit të kafesë, duke rritur më tej çmimet e kafesë. Çmimet e kafesë do të dyfishohen për shkak të inflacionit global Në të njëjtën kohë, raportimet se BE-ja po përgatitet të shtyjë nxjerrjen e rregullave të reja për ta parandaluar importin e disa produkteve të prodhuara nga dëmtimi i zonave pyjore për një vit, kanë ndikuar që çmimet e kafesë të rriten. Produktet përfshijnë sojën, mishin e viçit, vajin e palmës, drurin, kakaon dhe kafenë. Giuseppe Lavazza, shef ekzekutiv i prodhuesit italian të kafesë "Lavazza" ka thënë se çmimet e kafesë do të dyfishohen për shkak të inflacionit global dhe ndryshimeve klimatike. Zafer Ergezen, një ekonomist turk, tha për Anadolu se rritja e çmimeve të kafesë nuk është shumë befasuese, pasi ndryshimet e motit në Brazil, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i kafesë në botë, janë bërë një forcë shtytëse. Ergezen deklaroi se tranzicioni i motit nga fenomeni "El Nino" në "La Nina" rezultoi në reshje relativisht të ulëta në Brazil, duke nxitur shqetësime rreth lulëzimit të pemëve të kafesë. Ai vuri në dukje se shqetësimet për rendimentet e ulëta në Azinë Juglindore, veçanërisht në Vietnam, si dhe hezitimi i fermerëve për të shitur të korrat e tyre për shkak të çmimeve më të larta, kanë ndryshuar drejtimin e çmimit të kafesë. Ergezen shtoi se vlerësimet e prodhimit dhe kushtet e motit në Brazil do të luajnë një rol të rëndësishëm në çmimet e kafesë tani, pasi mund të ketë ndryshime, të cilat mund të ndikojnë në drejtimin e çmimeve, duke theksuar se trendi i rritjes së çmimeve të kafesë do të vazhdojë për një kohë.

TRT

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme