Sociale 1 December 2024, 11:02 Nga VNA

Juglindja mbulohet nga dëbora, problematika në qarkullim dhe me energjinë elektrike

Ndaje në Whatsapp
Juglindja mbulohet nga dëbora, problematika në qarkullim dhe me

Gjatë natës, reshjet e borës kanë vijuar me intensitet të lartë në juglindje të vendit. Sipas informacionit të marrë, në zonat malore mbi 1200 metra, trashësia e borës varion nga 50 cm deri në 60 cm. Konkretisht, në Dardhë trashësia ka arritur në 50 cm, por nuk ka pasur probleme me qarkullimin, pasi segmenti është hapur, edhe pse kërkohen goma dimërore për të kaluar. Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 20 cm, ndërsa edhe atje nuk ka pasur probleme në qarkullim.

Në fshatin Panarit, trashësia e borës në Mashkullorë ka arritur 60 cm, ndërkohë që do të ndërhyhet me borëpastruese për të mbajtur rrugët të kalueshme. Po ashtu, në akset nacionale nuk janë regjistruar probleme dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Megjithatë, qarkullimi në rrugën e re të Ersekës është ndaluar dhe për të shkuar në këtë qytet, duhet të përdoret rruga e vjetër.

Nga ana tjetër, reshjet kanë shkaktuar edhe probleme në furnizimin me energji elektrike. Në Vithkuq, 6 abonentë janë pa energji, ndërsa 2 kabina kanë pësuar defekte në Brozdovec të Lekasit. Po ashtu, në zonën e Çervenakës dhe Gur të Kuq, 12 abonentë dhe 160 abonentë në Podgozhan kanë mbetur pa energji. Në Pustec, rreth 570 abonentë kanë mbetur pa energji, përfshirë Goricën e Madhe, Goricën e Vogël, Kallamas dhe Gollomboç.

Situata është veçanërisht e vështirë në Devoll, ku 3210 abonentë janë pa energji elektrike, përfshirë zonat e Dardhës, Mollasit, Gjançit dhe Lavdarit, ku 270 abonentë janë pa energji. Po ashtu, ka probleme edhe në Panarit dhe Lozhan të Maliqit, ku përkatësisht 50 dhe 100 abonentë janë pa energji.

Në total, më shumë se 4000 abonentë janë pa energji elektrike në juglindje të Shqipërisë. Grupi i punës është në terren për riparimin e defekteve, por vështirësitë e rrjetit në zonat malore e bëjnë riparimin më të vështirë dhe mund të shtrijë kohëzgjatjen e mungesës së energjisë elektrike.

 

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme