Histori të harruara 14 March 2025, 12:54 Nga VNA

Dita e Verës sipas Konicës, "reaksionari" me publicistikë "cinike"

Ndaje në Whatsapp
Dita e Verës sipas Konicës, "reaksionari" me

 

 

Çfarë është Dita e Verës? Është dita kur stërgjyshërit tanë, shumë kohë përpara se të lindte Krishtërimi, kremtonin bashkë me Romakët dhe Grekët e vjetër festën e perëndive të luleve, shelgjeve dhe krojeve. Kur dimri tërhiqet dhe vera afrohet me buzëqeshjen e saj të hollë e të gjatë, si në një pikturë të Botticellit, zemra e njeriut çlirohet nga një barrë dhe shijon një qetësi e lumturi të ëmbël.

Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin detyrimin t’u falënderoheshin perëndive që sillnin këto mirësi. Kështu lindi festa e hijshme që sot e quajmë Ditën e Verës.

Pas pak ditësh, në Shqipëri, ata që kanë ruajtur besnikërinë e fundit ndaj paganizmit – ndoshta pa dashur dhe pa e ditur – do të zbukurojnë dyert e shtëpive dhe oborret me degë të njoma thanash, dafine dhe shelgu, duke vijuar një traditë të lashtë.

Nuk duhet t’i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Ato nuk i bëjnë dëm askujt; përkundrazi, sjellin një gëzim të pastër në shtëpitë tona. Në një vend ku jeta e të varfërve është aq e trishtë, të rinjtë gjejnë një rast të rrallë për të festuar. Për mendjet më të ndjeshme, Dita e Verës ka një hijeshi poetike të hollë dhe të veçantë.

Teksti i mësipërm është shkruar nga Faik Konica, eruditi shqiptar i lindur më 15 mars 1875, i cili ndërroi jetë në SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore me amanetin që të prehej në atdhe.

Megjithatë, ky amanet nuk u përmbush gjatë regjimit komunist, i cili e cilësoi Konicën si një "shkrimtar reaksionar" që "hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare", duke e karakterizuar publicistikën e tij si "cinike dhe banale" – siç dokumentohet edhe në dosjen e përndjekjes së shkrimtarit Skënder Luarasi.

Eshtrat e Faik Konicës u kthyen në atdhe në maj të vitit 1995 dhe sot prehen në Parkun e Tiranës, pranë vëllezërve Frashëri.

Burimi: Autoriteti i Dosjeve

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme