Histori të harruara 19 February 2025, 17:08 Nga VNA

Drita Çomo, në syrin e Sigurimit deri në shtratin e lëngatës

Ndaje në Whatsapp

  • ‌ 43 vjet më parë, në 19 shkurt të vitit 1981, iku nga  jeta vajza e bukur, poetja e re, Drita Çomo.  Për herë të parë për publikun është hapur dosja e survejimit që Ish-Sigurimi i Shtetit krijoi për gjimnazistes 16 vjeçare, internuar në moshën 2 vjeçare.

Ajo lindi në Tiranë në 19 mars të vitit 1958. Në nëntor 1960, me dënimin politik të nënës së saj, Liri Belishova dhe dënimit të të atit, Maqo Çomo, të dy ish-funksionarë të pushtetit komunist, viktima të luftës e së brendshme të Partisë se Punës, ajo i internua në Kuç të Vlorës e më pas në Progonat të Kurveleshit.

Internimi vijoi në Cërrik, ku dhe mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të sëmundjes së rëndë dhe të keqdashjes, nuk arriti të kryente maturën.

Vdiq fill e vetme në moshë fare të re, më 19 shkurt 1981, në Spitalin Onkologjik të Tiranës, ku as në grahmat e fundit nuk iu lejua që të kishte pranë të ëmën. Ajo la të shkruar një ditar, i cili është dëshmi për ngjarjet e ndodhura në izolim si dhe dhjetra poema e poezi të shkruara në vitet 1975-1981.

Të dhënat dokumentare tregojnë se dokumenti 2A u hap për të në moshën 16 vjeç kur ndiqte mësimet në vitin e dytë të gjimnazit në qytetin e Cërrikut. Survejimi i famijes dhe të dhënat me Teknikë Operative (përgjim të bisedave nëne e bijë në shtëpi) ishin të mjaftueshme, sipas sigurimit që Drita Çomo të vendosej në përpunim paraprak për agjitacion e propagandë.

Ndaj saj u hartua dhe miratua edhe plani i masave agjenturalo-operative”, ku në bashkëpunin përfshiheshin edhe nxënës të klasës së saj, të cilët raportonin për mendimet jashtë klisheve ideologjike dhe referatet që Drita krijonte sipas temave të orës së letërssië, apo edhe të fizikës. Në datën 1.4.1977 merret vendimi për arkivimin e dosjes 2A për shkak të sëmundjes. Por përsëri tre vjet më vonë ndërsa lëngonte në shtratin e vdekjes në 30.11.1980 jepet vendimi për ta marrë në përpunim 2B me asyen se shfaq tendencën “për agjitacion e propagandë armiqësore, për drejtimin antiparti duke marrë masa për kontrollin e saj.” Me vdekjen e saj dosja arkivohet në datën 18.3.1983.”

?Referencat: Arkiva e autoritetit, Fondi operativ ,Dosje formulare nr. 3497-A,, për shtetasen Drita Maqo Çomo, Dosja e përpunimit për shtetasen Lirie Belishova kategoria 2A, dhe Fondi Grupet- dokumenti “Shtriga” në ngarkim te Liri Belishovës.

Burimi: Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Ish Sigurimit të Shtetit

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme