Histori të harruara 31 Janar 2025, 20:56 Nga VNA

Vrasja e Isa Boletinit, si u zbulua varri i heroit dhe zhvendosja e tyre në oborrin e kullës së tij në Mitrovicë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Isa Boletinit, si u zbulua varri i heroit dhe zhvendosja e tyre në

Para 109 vitesh u shua një nga figurat qendrore të çështjes kombëtare, Isa Boletini. Ai lindi në Boletin të Mitrovicës, më 15 janar 1864 dhe ndërroi jetë në Podgoricë më 23 janar 1916, pas një atentati nga shovinistët malazezë, ku mbetën të vrarë edhe djemtë e tij, Halili dhe Zahidi, nipërit si dhe luftëtarë të tjerë.

Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesit osmanë më 1912, duke qenë përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Boletini ishte pjesëmarrës në rini në veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojave të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me grada dhe çifligje. Pas ardhjes së xhonturqve dhe reformave të ndërmarra prej tyre, ai drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912.

Ishte edhe një ndër personat afër princ Vidit gjatë sundimit të tij në Shqipëri. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë, Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij dhe të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia”.

Lideri i krahut ushtarak të Ismail Qemalit, ishte ushtar dhe pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit më 1878. Ai kishte shkuar në Vlorë me 24-25 nëntor 1912 dhe këtë e dëshmon një fotografi, tek ecë çarshisë së Vlorës me trimat e tij, por për arsye ende të pazbardhura nga historiografia, nuk ka arritur në aktin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

VRASJA

Me 19 janar 1916 në Podgoricë, te Ura e Ribnicës, i zënë me pabesi nga malazezët, vritet Isa Boletini. Milovan Djilas, shkrimtar dhe politikan gjatë regjimit komunist në Jugosllavi, e përshkruan Isa Boletinin në romanin “Besudna zemlja (Vendi i pafat)”, me një dozë admirimi për figurën e luftëtarit shqiptar. Ai sjell një dëshmi të babait të tij, Nikolla Djilas, njeriu që kishte vrarë me dorën e vet Isa Boletinin. Falë talentit si shkrimtar atij i ra fati ta përshkruante vrasjen e Boletinit.

“Vendi i pafat” ose “Toka pa drejtësi” u botua në anglisht në Nju Jork në vitin 1956 dhe kritika letrare amerikane e cilësoi atë si një nga veprat më të mira të botës komuniste. “Pra, për disa gjithë të mirat, për të tjerët gjithë më e keqja, nuk ka rrugë të mesme siç i ka hije, kampioni shqiptar i përket një kohe tjetër, botës së djeshme”,-shkruante ai. Isa Boletini u varros dy ditë pas vrasjes në Podgoricë, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i madh njerëzish. Në vitin 1973, u bë kërkesa e parë për kthimin e eshtrave në vendlindje. Falë përpjekjeve të familjarëve dhe studiueseve varri u zbulua dhe më 15 nëntor të vitit 1979 u krye zhvarrimi.

Ndërkohë, pas 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nisi procesi i verifikimit të eshtrave për të kryer një ceremoni zyrtare varrimi. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Strasburgut, në janar të vitit 2014, konfirmoi se eshtrat e dërguara për ekzaminim ishin të Isa Boletinit. Më 10 qershor 2015, Isa Boletini u varros në oborrin e kullës së tij në Buletin të Mitrovicës. Për Isën shkroi Aubrey Herbert “A meeting with Isa Boletini” (Një takim me Isa Boletinin) më 1912, monografia e Skënder Luarasit botuar më 1972 dhe e Fatmire Musës më 1987. Ndër botimet enciklopedike shquhet zëri i tij në “Fjalorin historik” të Robert Elsie botuar në gjuhën shqipe më 2011 si dhe në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” të vitit 1985 dhe 2011, zëri “Isa Boletini” në Enciklopedinë e Jugosllavisë botuar më 1982. Eqrem bej Vlora e përshkruan te Lebenserinnerungen

 

Lexo gjithashtu

Video

Për të denoncuar farsën zgjedhore , Sali Berisha ka paralajmëruar sot se PD do të botojë sërish një libër për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky është libri i dytë i zi i zgjedhjeve pas atij të zgjedhjeve lokale të vitit 2023

? Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve – paralajmëron goditje të re ndaj ndërtimeve pa leje! Pas tre javësh pushime, Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kryeministri, ku ka zhvilluar takime me ministra dhe deputetë socialistë. Ndërkohë, pritet prezantimi i kabinetit të ri dhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare së PS. Por paralel me lëvizjet politike, Rama ka publikuar pamje nga prishjet me fadromë në Kepin e Rodonit, duke theksuar se aksioni kundër ndërtimeve pa leje nuk do të ndalet për këtë paralajmëron masa të reja. ? Lind pyetja: Kush i lejoi këto ndërtime, që sot Rama detyrohet t’i shembë me fadromë?" https://www.vna.al/politika/pas-pushimeve-rama-rikthehet-ne-zyre-ndertimet-pa-leje-kercenon-me-fadr-i13626

?Pamje dramatike. Ushtria izraelite sulmon Spitalin Nasser në jug të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve fillestare, të paktën 15 palestinezë mbetën të vrarë, në mesin e të cilëve edhe gazetarë.

Rrugët e Londrës Perëndimore u mbushën me ngjyra dhe muzikë për ditën e parë të Notting Hill Carnival, festivali më i madh rrugor në Evropë. Muzikantë dhe kërcimtarë me kostume të shndritshme morën pjesë në paradë, duke sjellë një atmosferë feste dhe shumë argëtim. Dita nisi me J’ouvert, një traditë që fillon në orën 06:00 të mëngjesit dhe shënon hapjen e festimeve gjatë fundjavës së Bank Holiday. Rrugët u mbushën me bojë dhe pluhur ngjyrash, ndërsa tingujt e daulles dhe instrumenteve të ndryshme muzikore ndiqnin paradën.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme