Histori të harruara 8 Shkurt 2025, 21:36 Nga VNA

U arratis tre herë, historia e trishtë e Ahmet Hoxhës, dënuar me 20 vite burgim

Ndaje në Whatsapp
U arratis tre herë, historia e trishtë e Ahmet Hoxhës,

Ahmet Manxhar Hoxha (1940-1979), nga Kolonja e Gjirokastrës, pas një vuajtje të pandërprerë me mbi 20 vjet heqje lirie, u ekzekutua nga regjimi komunist, i cili nuk arriti kurrë t’ia mposhtë guximin dhe krenarinë. Te të tri herët e dënimit të tij, motiv i përbashkët ishte arratisja, dy prej të cilave nga vendet ku vuante dënimin. Ai hyri në burg në moshën 18 vjeç në vitin 1958 dhe e ndërpreu atë kur ishte vetëm 39 vjeç. Herën e parë u dënua me 20 vjet burgim. Herën e dytë në vitin 1963 kur vuante dënimin në Repartin nr.309 Rubik, tentoi të arratisej së bashku me shokët e tij, Demir Shkoza dhe Kujtim Alia dhe u ridënua me 25 vjet heqje lirie. Demiri u ekzekutua. Duke mos dashur të kalonte jetën në privim lirie, Ahmeti provoi sërish të arratisej kur vuante dënimin në Repartin nr.303 Spaç, aty ku detyroheshin të nxirrnin me forcë mineral. Regjimi ia rëndoi akuzat për ta ekzekutuar. Shoku i tij Sali Çako gjeti në galerinë nr.21 një shteg daljeje, prej së cilës dolën më 10.10.1978, duke pasur me vete sqeparin e punës së Saliut dhe disa patate të cilat i piqnin rrugës sa herë bënin zjarr. Morën edhe 20 copë misra pranë një are. Duke udhëtuar natën e duke pushuar ditën, arritën deri në Fushë Alije. Ndërkohë, me të marrë njoftimin për arratisje, ishin mobilizuar të gjitha forcat dhe vullnetarët. Fillimisht dy të burgosurit i pikasi një fëmijë 10 vjeç. U orvatën të kalojnë Drinin, por këtu i qëlluan. Të dy shkëputen nga njëri-tjetri. Kaloi lumin, por nuk ka bërë shumë përpara pasi është kapur nga çetat vullnetare aty. Ahmeti u ndalua ora 23.30 të datës 15.10.1978 në fshatin Mustafaj nga fshatarët, të cilët i kërkuan parullën, gjë që ai nuk kishte nga ta dinte. Hetuesi Rrapi Dhima, fillimisht, më 17.10.1978 ngriti akuzën për largim nga vendi i dënimit, tradhti ndaj atdheut dhe bashkëpunimin në bazë të neneve 117, 47/gj dhe 112 në kombinim me nenin 13. Por më 26.10.1978, hetuesi pushon akuzën e largimit nga vendi i dënimit, duke u përqendruar te tradhtia ndaj atdheut në bashkëpunim. Ndryshe nga më parë, nuk e nënshkroi këtë njoftim, i cili i paraqitet më 30.10.1978. Pranonte largimin nga vendi i vuajtjes, por jo arratisjen jashtë shtetit, e cila e çonte në pushkatim. U pyet në vijim nga hetuesi i DPB Dibër, Sazan Alikaj. Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë, e drejtuar nga Arqile Lole, me pjesëmarrjen e prokurorit Vaskë Dimoshi, me vendimin nr.47, datë 1.12.1978, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje pushkatim dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. Në letrën për Gjykatën e Lartë, Ahmet Hoxha kërkoi një trupë të re gjykuese pasi vuante nga “njëmijë sëmundje” dhe hetuesia nuk kish qenë e drejtë. U la në fuqi me vendimin nr.369, datë 22.12.1978 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Deri një ditë para ekzekutimit u mbajt në Tiranë. U ekzekutua më 31.1.1979, ora 24.00 në rrugën e Kaçinarit “varianti i druve”. Sipas porosisë së zëvendëskryetarit të Degës së 1-rë të Drejtorisë së Hetuesisë në MPB, Dhimitër Beshiri, për ekzekutimin të viheshin në dijeni të dënuarit e tjerë. Fjala e fundit: “Zoti prokuror! Unë dua t’ju them se ju si shtet nuk jeni në rregull. Mblidheni mendjen. Shqipëria është e ndarë në dy pjesë. Pjesa më e madhe ndodhet jashtë Shqipërisë nën Jugosllavi, kurse ju këtu po vrisni njëri-tjetrin. Unë e kam urryer këtë regjim që në fillim se është një regjim që ka ardhur në fuqi me gjak dhe prandaj nuk e dua. Kam qenë armik i këtij pushteti dhe i kësaj partie dhe jam armik i kësaj partie se ka ardhur në fuqi me gjak dhe me gjak e ka mbajtur, por edhe me gjak do mbarojë” (tekst i korrektuar nga gabimet gjuhësore të mbajtësit të procesverbalit).

Kujto.al

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme