Histori të harruara 6 February 2025, 15:23 Nga VNA

Shembja dhe shkatërrimi i “gurëve të besimit”

Ndaje në Whatsapp
Shembja dhe shkatërrimi i “gurëve të besimit”

Në fillimet e veta, diktatura komuniste edhe pse sekuestroi shumë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme nga komunitetet fetare, një pjesë të objekteve  të kultit ua la në përdorim, për të kryer të gjitha shërbesat fetare. Deri në vitin 1967 shumë kisha, xhami dhe teqe vazhdonin funksionin e tyre rregullisht edhe pse presioni diktatorial ishte i lartë dhe frika për t’i frekuentuar ata nga ana e popullsisë ishte e madhe. Fjalimi “programatik” i mbajtur nga Enver Hoxha me 6 Shkurt 1967 “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, vuri në lëvizje “masat e gjera popullore, nxënës, punëtorë e kooperativistë” që të finalizonin luftën kundër klerit me aksionin e mbylljes dhe shkatërrimit të objekteve të kultit. Me 15 shkurt nisi vendosja e fletë rrufeve në dyert e institucioneve fetare. Me 27 shkurt një urdhër sekret, i cili mbante firmën e diktatorit i dha hovin shkatërrimit në masë të objekteve të kultit. Objekti i parë i cili u shkatërrua ishte Manastiri i Shën Vlashit në Durrës. Me rradhë filluan të shkatërroheshin shumë xhami, teqe dhe kisha në të gjithë Shqipërinë. Shumë objekte të tjera u kthyen në stalla, klube rinie, reparte ushtarake, depo ose magazina. Në bazë të raportit informativ “Mbi Rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj”, të datës 30 gusht 1967, në Shqipëri ishin shkatërruar apo tjetërsuar gjithsej 2169 objekte kulti, prej të cilave 740 xhami, 609 kisha orthodhokse, 158 kisha katolike e 530 teqe. Bashkë me institucionet fetare u mor në dorëzim pasuria e tyre. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4263 të vitit 1967 pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare i kaluan në pronë shtetit, ose iu dorëzuan kooperativave. Kishat, xhamitë, teqetë etj., të cilat ndodheshin në qytete i kaluan komiteteve ekzekutive, kurse ato në fshatra i kaluan kooperativave bujqësore. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të atij viti ishte 19.593.070 lekë. Të gjitha këto të dhëna paraqiteshin si një sukses i arritur nga shteti komunist, në një kohë fare të shkurtër.

Marrë nga Muzeu "Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës"

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme