Histori të harruara 14 February 2025, 14:43 Nga VNA

Shën Valentini i inxhinierit 29 vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Shën Valentini i inxhinierit 29 vjeçar

  • Letër dashurie, drejtuar familjes, letër e cila mbërriti në duart e vajzës së tij vetëm në vitin 2017 kur ajo tërhoqi dosjen.

Sot është Shën Valentini, sot kujtohen edhe ata që janë bërë të shenjtë përmes sakrificave, sepse fatet  e tyre, janë vetë Shën Valentini. Ata janë bërë të shenjtë. Nëpër letrat e tyre gjen, dashuri, dhembshuri, lamtumirë. Letra e inxhinierit Kujtim Beqiri, dy ditë para vdekjes, ai i la amanet Fatos së tij, të re dhe të bukur, të sapo bërë nënë përhere te dyte, unazën e tij – një kujtim i shtrenjtë. Dhe bashkë me të, edhe uratën që ajo të vazhdonte jetën si ta vendoste vetë, pa e kthyer kokën pas. Fatoja nuk u martua më kurrë. Ajo kishte shenjtin e saj – Kujtimin dhe dy diamantët që ia fali jeta e shkurtër bashkëshortore. Letër dashurie, para vdekjes më të rëndësishme janë emocionet e bukura, dashuria dhe dhembshuria për ata që le pas. Letra mbërriti në duart e vajzës së tij vetëm ne vitin 2017 kur ajo tërhoqi dosjen në Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 20 nëntor 1946 "I dashur vëlla Skahrim, Unë jam mirë e shëndosh dhe sido që të vijë puna për mua, merak mos u bëni. Për vete nuk kam as dëshpërimin më të vogël, se si duket ne e paskemi në gjak të jemi të guximshëm. Kam dëshpërim dhe merak për ty dhe për gjithë familjen që po ju lë në mjerim, por kjo tani u bë. Po të dërgoj unazën, jepja Fatos që ta ketë këtë si kujtimin më të shtrenjtë të jetës së saj. Nuk jam në gjendje ta këshilloj si të veprojë gjatë jetës së saj, por ajo do ta gjejë vetë rrugën e drejtë dhe të nevojshme. Thuaj që të më falë që e kam shpënë në këtë mjerim. Për Xhixhinen dhe motrat më vjen shumë keq, se mua kishin baba dhe vëlla, të lutem mos i lër të ndihen vetëm. Përshëndetje dhe përqafime të përzemërta, Kujtimi".

Burimi: Letra u gjet në Dosjen Formulare me nr.7 të Kujtim Ali Beqiri. Këtë letër e gjeni në Fondin arkivor të AIDSSH.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme