Histori të harruara 26 Shkurt 2025, 16:37 Nga VNA

Shpërthimi tek Ambasada Sovjetike/ Sot, 74 vjet nga ekzekutimi i 22 intelektualëve shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Shpërthimi tek Ambasada Sovjetike/ Sot, 74 vjet nga ekzekutimi i 22

Sot, më 26 shkurt 2025, përkujtojmë 74-vjetorin e ekzekutimit të intelektualëve të shquar shqiptarë: Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkopia, Reiz Selfo, Kemal Kasarukho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralli, Fadil Dizzari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkovic.

Ngjarja tragjike i ka rrënjët në një incident të ndodhur pasditen e 19 shkurtit 1951, kur një shpërthim i vogël dinamiti në oborrin e ambasadës sovjetike shkaktoi alarm në Ministrinë e Brendshme dhe në qarqet politike të Tiranës.

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë u mblodh menjëherë për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të marrë masa drastike.

Mehmet Shehu, Ministri i Brendshëm, kërkoi që arrestimet të bëheshin urgjentisht, pa hetime të plota dhe pa prova konkrete, duke dërguar në listën e vdekjes 22 individë që u akuzuan për “veprimtari terroriste” , listë kjo e bazuar vetëm në histori të pasur individuale dhe familjare, ku secili nga të akuzuarit  përfaqësonte më së miri shtresën intelektuale e properëndimore të Shqipërisë së asaj kohe.

Arrestimet e 22 intelektualëve u kryen nga data 19 deri më 26 shkurt 1951,  dhe më 26 shkurt u pushkatuan pranë Urës së Beshirit.

Ky akt u mbështet nga një dekret i Ministrisë së Brendshme, i miratuar më 26 shkurt 1951, me pretendimin për të mbrojtur sigurinë kombëtare, ndërsa nuk pati asnjë gjyq. Të arrestuarit u pushkatuan, pa e ditur arsyen pse. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, u mor vesh se më datën 27 shkurt 1951, një trupë gjyqtarësh kishte dhënë vendim për dënimin me vdekje të 22 të vdekurve.

Pas shumë vitesh përndjekjeje, familjet e të ekzekutuarve më datë 25.06.1991 paraqitën kërkesën e përbashkët drejtuar Kuvendit Popullor dhe të gjithë organeve të tjera të drejtësisë duke i  kërkuar rehabilitimin e të afërmve të tyre,  dhe të zhvilloheshin hetimet për të zbuluar gropën e përbashkët ku treteshin eshtrat e familjarëve. Pas një kërkese nga Kryetari i Gjykatës së Lartë ku shprehej se ishte kundër Vendimit nr. 64 dt. 27.02.1951 të Gjykatës Ushtarake, mbi deklarimin fajtor të të akuzuarve, duke e cilësuar si të kundërligjshëm, me argumentetin se nuk mbështetet në asnjë provë konkrete për dërgimin deri në ekzekutim të të dënuarve, Plenumi i Gjykatës së Lartë e shpalli të pafajshëm grupin e 22 intelektualëve të pushkatuar. Falë kërkimeve nga familjarët e viktimave, dhe me ndihmën e dëshmitarëve okularë, në vitin 1993 u identifikua vendi i ekzekutimit dhe u realizua zhvarrimi i eshtrave për t'u rivarrosur me nderime në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Më 25 shkurt 2019, Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit i propozoi Presidentit të Republikës vlerësimin me tituj nderi të atyre që ishin përfshirë në gjetjen dhe zhvarrimin e eshtrave të të ekzekutuarve, duke përfshirë familjarët e viktimave për dinjitetin e treguar gjatë viteve të përndjekjes. Presidenti i Republikës nderoi me medalje 22 intelektualët e ekzekutuar dhe gjithashtu familjet e tyre.

Me propozim të Autoritetit, për të nderuar dhe përkujtuar këta intelektualë, rruga që çon në vendin e ekzekutimit pranë Urës së Beshirit mori emrin “26 Shkurti”. Ky është një hap simbolik për të ruajtur kujtesën e ngjarjeve të errëta dhe për të nderuar sakrificat që këta individë dhanë për lirinë dhe dinjitetin.

Autoriteti propozoi përfshirjen e studimit të figurës së Sabiha Kasimatit në tekstet shkollore, për t'u siguruar që brezat e rinj të njihen me këtë figurë të rëndësishme.

Burimi: Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit.

Video

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Këto janë pamjet kur një i moshuar në Durrës ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me shkop druri. 70-vjeçarja shihet duke ikur me vrap nga shkallët e banesës në lagjen nr. 17, ndërsa i moshuari e ndjek me shkopin në dorë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, dhe si pasojë e sulmit gruaja pësoi dëmtime të rënda fizike, duke u dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. https://www.vna.al/kronika/tentoi-te-vriste-bashkeshorten-arrestohet-76-vjecari-ne-durres-i17596

Greqia prej disa ditësh po përballet me një situatë të rënduar atmosferike, e shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje të gjera në disa zona të vendit. Për shkak të nivelit të lartë të ujërave, qindra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa shumë banesa dhe biznese ndodhen nën ujë. Situata është më problematike në Farsalë, ku lumi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar zonat e banuara, çka ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme