
Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit ka publikuar planin e sulmit ushtarak të forcave partizane ndaj vendbanimeve shqiptare në zonat e veriut të Shqipërisë, për të nënshtruar me dhunë popullsinë ndaj pushtetit komunist të marrë me dhunë. Armiku i ushtrisë, siç thuhet që në paragrafin e parë, janë banorët vendas që "vjellin helm në popull për kundra lëvizjes N.C”. Në apsektin juridik, ushtria partizane ishte po aq e paligjshme sa çdo e ushtri e huaj që kishte shkelur deri atëherë në Shqipëri. Dokumenti nuk ka asnjë referencë ligjore që të tregojë burimin e ligjshmërisë që t’i jepte njësise partizane përkatëse për të dhënë këtë urdhër ushtarak
*** Shkodër, më 21.III.1944
USHTRIA N.Ç. SHQIPTARE SHTABI I KORP.ARMATES III-të Seksioni_____________ Nr. 6.TR
URDHËR OPERACIONI SHTABEVE TË DIVIZIONEVET II, VIII PËR NJOFTIM SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
Me gjithë se toka jonë është çlirue krejtsisht nga okupatori dhe tradhëtarët dhe kudo është vendosur pushteti popullor, shifen në krahina ku vepron Korpi III-të grupe të ndryshme forcash reaksionare, të cilat përpiqen të vjellin helm në ppopull për kundra levizjes N.C., por që likuidohen dita ditës. Me parrulla helmatuese, në lidhje me situatën e jashteme, ata mundohen të mashtrojnë popullin dhe ta bëjnë këtë të ketë dyshim mbi të ardhmen e tij.
Sukseset ushtarake dhe politike që ka korrur ushtrija dhe lëvizja e jonë janë të mbrekullueshme, por neve nuk duhet të dehemi nga këto suksese. Duhet të dyfishojmë vullnetin dhe energjinë tonë në punë. Të përforcojmë ushtrin tonë që kemi sot në kembë, ushtri e pajisun me të gjitha pikëpamjet, të kemi një ushtri modern, të përforcojmë pushtetin, të jemi të palodhshëm në punë me popullin për ta ngritur lartë. Të goditim ashpërsisht elementat reaksionarë që qarkullojnë të vetmuar në krahinat e ndryshme të zonës së Korpit të III-të. Të përforcojmë sa më tepër pozitat tona dhe të kontrollojmë mirë zonat ku veprojem. Të luftojmë ashpërsisht çdo parrullë të reaksionit të jashtëm dhe të brendshëm dhe të jemi gadi kurdoherë për ti ja sigurue lirin popullit tonë që e ka fitue me gjak dhe sakrifica. Të jemi gadi për çdo eventualitet dhe të marrim masat e nevojshme tue mbajtur konspiracionin me të math. Tue marrë parasysh sa më sipër mejtojem: Të lëvizin forcat në mënyrë që: Të kontrollojnë gjithë bregdetin prej grykës së Bunës deri në kepin e Rodonit. Të mbajmë në kontroll të fortë të gjithë krahinat e qarqeve Shkodër-Kukës-Peshkupi, tue përfshi dhe Matin e Krujën. Të disponojmë një pjes të forcavet për ti përdor ku të paraqitet nevoja. 2)të përgatitim mbrojtjen: a) Duke shfrytëzuar fortifikimet e bëra nga armiku që eventualisht mund të ndodhen në sektorët e ndryshëm. b) Duke studjuar dhe pregatitur fortifikata të tjera fushore për me lehtësue mbrojtjen. c) Duke marrë masa për mbrojtjen e mirë të trupavet, por aramatimin e tyre më sëmiri brenda mundesivet. d) Duke vendosur trupat në një mënyrë të tillë që të mund të kryhen manovra simbas rasteve. III) Të stërvitim trupat në pikpamje taktike, teknike dhe disiplinore për të përforcu ushtrin tonë. Prandaj urdhenojmë: Divizioni II-të të dislokojë forcat e tijë në mënyrë të tillë që të jetë në gjendje të mbrojë sektorin Shkodër, me gjithë rrethet. Brigada e I-re ne qender ne Shengjin. Dy batalione dhe Batalioni A. Gramshi, qëndrojnë në Shkodër. Këtyre tre Batalioneve u caktohet edhe gryka e Bunës, tue dërgue nga një kompani vazhdimisht. Dy Batalione në Shëngjin, prej të cilavet një kompani do të qëndrojë në Lezh dhe një Batalion në Milot. Brigada 23 me qendër Pukë të ndajë forcat në dy sektorë në sektorin e Pukës dhe në atë të Mirditës, Shenpal, Fon i math dhe Fon i vogël. Brigada 24 me qendër Koplik. Një battalion Koplik, një Batalion në Shkrel, një ne Kodrën e Shëngjergjit, dhe tjetërin në kryefushë tue kontrollue kështu krahinat e Shelës dhe Shoshit. Divizioni VIII-të të dislokojë forcat në këtë mënyrë: Brigada e 18 me qendër Kukës të shtrojë aktivitetin në tërë qarkun e veçanërisht në krahinën e Lumes ku baraktari ka ende influencë: në Arres, Kalaj e Dodës etj. Brigada 27 me qendër Peshkupi do të survejojë me tepër Fushë Cidhën, Arrës, Grykën e Nokes, Cidhën e Posthme dhe katër Grykat, ne këto vende duhet të shetisin vazhdimisht një ose dy Batalione. Një Batalion në Zerqan, një Batalion vazhdimisht në Peshkupi dhe ne gjithë rrethin. Brigada e 17 me qendër Kruje. Dy Batalione të kenë vazhdimisht mbikeqyrjen e sektorit të Matit, një Batalion Krujë dhe një Batalion Ishëm dhe Kepi Rodonit. II) Levizja e forcavet duhet të jetë plotësue sim bas këtij urdheni brenda datës 2 janar 1945 dhe të na njoftohet porsa forcat të kenë mbrritur pikat dhe sektorët e caktuem. III) Divizioni II-të të fillojë mobilizimin ne të gjithë sektorët ku verpojen Brigadat e tijë, natyrisht mobilizimi do të bëhet në rregull tue marrë parasysh gjendjen ekonomike të familjeve d.m.th. të mirren të gjitë ata që kanë ndihmen pranë familjevet. Për mobilizimin tu spiegohet keshillavet që të japin të gjithë ndihmat e nevojshme. IV) Të gjitha forcat që do të mobilizohen prej divizionit të II-të do të jenë për formimin e dy Brigadavet të reja, numuri të cilavet nuk duhet të jetë më pakë se 2000 veta. V) Grumbullimi forcavet të mobilizueme duhet të bëhet brenda datës 5 janar 1945. VI) Divizioni II-të, si dhe Divizioni VIII-të, qysh tashi duhet të mendojë për plotësimine kuadrovet të ter Batalionevet nga çdo Divizion, qysh nga togat dhe deri te Shtabet e Batalionevet. VII) Me një herë të na paraqitet listat e kuadrove tue banum propozime. VIII) Duhet të interesoheni që trupat të sterviten me një rithem të shpejtë për tu prefeksionue në stërvitje vetemore (në bazë të rregullorevet të Shtabit të Përgjithshëm) në stërvitje teknike (në bazë të experiences tekike që kanë shtabet) dhe të forconi disiplinën e ndërgegjesheme dhe disiplinën e çelnikët në të gjithe partizanët. IX) Shtabevet e Divizionevet do të jenë për qëndrim i II Shkodrën dhe i VIII Peshkupin. Udhëzime të përgjithshme. Ti epet rendesi e veçantë ndërlidhjes. Shtabet e Divizionevet të kenë ndërlidhje të rregullt me Brigadat mevartese, rregulisht dy herë në ditë me radjo dhe të përdoren korrier vazhdimisht. Gjithe ashtu Divizionet të lidhen dy herë në ditë me radjo me korpin si dhe me korierë të rregullt. Me gjithë udhëzimet e dhëna tue vue ne dukje vazhdmisht rendesinë e rjetës informative pa të cilën nevoj nuk mund të shkojmë përpara dhe të jemi në gjendje të kontrollojmë parrullat helmuese të armiqevet tanë si të brendshëm ashtu edhe të jashtemve të cilët nuk mungojen që të sabotojnë punën tonë. Me gjithë këtë nuk është formue rrjeta akoma. Prandaj të zgjidheni elementat me të mirë për këtë shërbim qofshin ata edhe përgjegjesa politik ose ushtarak dhe prej tyne autorizohi të nxirrni oficerin informative si ne brigade ashtu ne Batalione. Përveç informacionit duhet të nepeni rendesi edhe patrullavet të zbulimit. Për ktë si ato të informacionit ashtu edhe të zbulimit të kontrollojen të gjithë bregdetin në sektorin përkatëse. Gjithë ashtu edhe prapavijat. Të mbajen lidhje të rregullt me shtabet e tyre dhe të raportojen vazhdimisht dhe në kohë gjendejen që konstatojnë. Këto informata shtabet i raportojen në mënyrë jo rarkike deri në Shtabin e Korpusit. Duhet patur parasysh që mbrojeteja e sektorevet të bëhet simbas taktikes partizane me te cilën duhet te pajisen gjithe Shtabet.
IV Të mos rrjeshtohen forcat në një vijë të veteme dhe të vazhduesheme, por të qendrojen të grumbulleme në pikat e ndryshme për Batalione ose Brigada duke lene ne pikat e para të mbrojtejes një pjesë të domosdoshme të forcavet të tyre dhe pjesa tjetër me e madhe të vendoset më mbrapa, e grumbulllueme në gjendje për të manovrue kur të shifet nevoja. Trupa që do të vendosen ne sektore të ndryshem duhet te kene parasysh qe te mbajen nen kontrill gjithe sektorin perkates te jene te vendosur ne pozicione dominuesee; te kene pergatitur vendin e mbrotjes, te shfrytezohen llogoret e armikut dhe te behen pregatitje te tjera per mbroteje ne toke. Duke studjuar dhe duke u pergatit ne kete menyre pozicioniet, duke vendosur ne vendet e pershtatesheme mjetet e luftimit efekti i zjarrit nga kryeqezimi i armevet do te jete me i math. Pregatitja e tokes dhe kryeqezimi i zjarrevet te mjetevet te luftimit ben qe te deshtoje kurdohere inisiativa e armikut dhe suksesi te jete i yne. IV) Pushteti mbrapa vijavet duhet te respektohet dhe tu jepen udhezime te shpeshta per naltesimin e tij.Te jeni gjithe nje ne mbikeqyrje dhe ne lidhje te pa prere per punen qe ata bejen. Divizioni II-te duhet te formoje keshillat e rrethevet: Dukagjin, Puke, Mirdite, Lezh, Koplik,. Porsa te pregatitet mbledhja per formimin e keshillavet te lajmerohet kejo komande, ne lidhje me keshillin e Qarkut te dergoje nje delegate gjate formimit te keshillit. V) Te behet çarmatimi ne sektoret e dy divizionevet atje ku ende nuk eshte bamun akoma. Çarmatimi te behet ne pergjithesi ne gjithe popullin ku eshte akoma influence e reaksionit dhe qe nuk e shete lidhur ngushte me levizjen N.C. Ne radhe te pare te çarmatosen ato baraqe ose katunde qe kane qene te lidhuna ngushte me krenat e ndryshem te reaksionit dhe qe kane luftue kundra nesh si Dukagjini, Mirdita, Puke, Shala, Shoshe dhe Macukull. Aresyja e çarmatimit ti spiegohet se behet per nevojen e armeve me rastin e fromimit te dy Brigadavet te reja. Te punohet mire me keshillat dhe komandat e vendvet qe at ate japin kontributin e tyre. Te jemi te vrejteshem qe populli te mos preket, te mbahen konferenca te gjena tue e binde me aresye te shendosha per te gjitha veprimet tona. Repartet e vendosura ne sektoret e siper shenuse duhet te bejen jeten e gazermes. Jeta e gazermes per ta te jete shkolla politike ushtarake, kulturale dhe organizative. Ekonomija e çdo reparti do te rregullohet prej ndihemavet qe do te behen prej popullit me anen e keshillavet dhe komandavet te sektorevet ku veprojen. Në rast pamundësije furnizimi nga krahinat ku veprojen, intendentet te sigurojen ushqimet e nevojesheme me te holla ose rekuizime. Rekuizimet behen me bashkepunim me keshillin dhe komanden me te larte te pushtetit. Cdo Divizion duhet te kete prane shtabi infermierin per ndihemat e para e me rastin me te pare te plagosurit edhe te semuret te percillen ne qendrat shendetesore te qytetevet Shkoder ose Tirane. Te punohet nder shtabet mvartese urdheri operacionit e te mbahet konspiracioni me i math mbi vendosjen e trupavet dhe mbi permbatjen e tij ne pergjithesi.
Komisari Politik (Kolonel Tuk Jakova)
Komandant Korpit te III-te
(Kolonel Shefqet Peçi)