Histori të harruara 5 April 2025, 20:55 Nga VNA

Dijetari dhe mësuesi Hafiz Ali Korça në dokumentet e Ish-Sigurimit

Ndaje në Whatsapp
Dijetari dhe mësuesi Hafiz Ali Korça në dokumentet e

 

Më 5 prill të vitit 1873 lindi në Korçë Hafiz Ali Korça, një figurë e ndritur e kulturës, arsimit dhe mendimit shqiptar, i cili u përball me persekutimin më të ashpër të regjimit komunist vetëm sepse nuk hoqi dorë nga e vërteta dhe nga besimi në dijen si mjet çlirimi.

I shkolluar në Stamboll për teologji, Hafiz Ali Korça u bë një nga figurat kryesore të lëvizjes kombëtare shqiptare në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe përhapjes së alfabetit latin. Kontributi i tij në Kongresin e Dibrës dhe në Kongresin e Elbasanit në vitin 1909 është një dëshmi e vizionit të tij për një Shqipëri të ndriçuar nga shkolla dhe dija. Ai shërbeu si këshilltar i lartë për arsimin në kohën e Princ Vidit dhe më pas si drejtues i arsimit në disa qytete të vendit, duke qenë edhe një nga themeluesit e Medresesë së Tiranës.

Por pikërisht për këto parime, Hafiz Ali Korça u përball me dënimin. Në vitin 1945 u arrestua si reaksionar dhe pjesëtar i “Ballit Kombëtar”, burgosur dhe internuar në Kavajë, ku edhe ndërroi jetë më 31 dhjetor 1957. Rruga e vuajtjes nuk u ndal me të: dy djemtë e tij u dënuan gjithashtu si “armiq të popullit”, njëri me pushkatim, tjetri me burgim dhe përndjekje të zgjatur.

Hafiz Ali Korça mbeti nën survejimin e Sigurimit të Shtetit deri në vitet '80, edhe pse i vdekur prej dekadash, si shumë të tjerë që regjimi i kishte shpallur “të rrezikshëm” për shkak të dijes dhe qëndrimeve të tyre të pavarura.

Në pamfletin e tij të njohur “Bolshevizma a shkatërrimi i njerëzimit” më 1925, Hafiz Ali Korça shprehte me guxim të rrallë rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga ideologjia komuniste. Ishte një zë i qartë, i pakompromis, në një kohë kur shumica heshtnin.

Trashëgimia e tij është e pasur: përkthime të literaturës klasike orientale si “Gjylistani”, “Bostani” dhe “Rubaijjati”, vepra fetare dhe gjuhësore me vlera të rralla, si dhe një qëndresë morale që vazhdon të frymëzojë edhe sot.

Në vitin 2017, Presidenti i Republikës i akordoi titullin “Nderi i Kombit”, si një shenjë vonuar por e merituar nderimi për një figurë që nuk e theu dhuna e sistemit.

Roli i mësuesit në shoqëri është jo vetëm edukues, por mbrojtës i lirisë dhe ndërgjegjes së kombit.

Burimi: Autoriteti i Dosjeve

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme