Histori të harruara 29 March 2025, 17:01 Nga VNA

Viti 1990/Zbulohet urdhri: Të digjen dosjet e Sigurimit

Ndaje në Whatsapp
Viti 1990/Zbulohet urdhri: Të digjen dosjet e Sigurimit

Në diskutimin e bërë në Byronë Politike (si i ftuar), të datës 1.6.1990 zëvendësministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi ngriti problemin e asgjësimit të dosjeve që ndodheshin në kartotekat e degëve të punëve të brendshme në rrethe. Kartotekat ishin njësi të specializuara arkivash në veprim (me kohë të caktuar ruajtjeje të dosjeve), të cilat mbanin dosjet e bashkëpunëtorëve dhe të raportuarve në mënyrë të fshehtë. Ashtu u bë. U zhdukën dosjet e këshillimeve, të cilat ishin unikale dhe me shumë vlerë historike. Për këtë arsye, Shqipëria nuk ishte rast i ngjashëm me asnjë vend në Lindjen komuniste, në lidhje me konsultimin e dokumenteve. Personat që jetonin në vitin 1990 e më pas, kishin shumë pak mundësi për të konsultuar dosjet me të cilat ishin raportuar.

Midis të tjerave, Z.Ramizi thotë: “Ose le të marrim problemin e agjitacionit e të propagandës, për të cilin kemi një udhëzim që e përfunduam me shokët e gjykatës, të prokurorisë dhe të hetuesisë, të cilët janë plotësisht dakord. Për t’u zbatuar ky udhëzim, do të ketë përsëri hezitime, megjithëse e diskutuam më poshtë. Ne mendojmë që me këtë udhëzim, të hiqen të gjitha emrat e personave që janë këshilluar. Bashkë me këtë të asgjësohen të gjitha dosjet e personave që janë këshilluar për 45 vjet, me të cilat janë mbushur të gjitha magazinat. Me këtë udhëzim mendojmë gjithashtu të heqim nga kartotekat tona materialet për të gjithë personat që kemi në përpunim për agjitacion e propagandë, që me ligjin e ri, nuk quhet më si i tillë, si dhe të atyre personave që kanë kohë që e kanë ndërprerë veprimtarinë armiqësore. Po ta lirojmë kartotekën nga të gjitha këto, duke i asgjësuar komplet, kam mendimin që i bëjmë mirë punës së partisë dhe popullit”.

Nga Kastriot Dervishi

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme