Lifestyle 28 Janar 2025, 16:59 Nga VNA

Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Ndaje në Whatsapp
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të tjera, pasi ka vërejtur nivele të larta të kloratit të cilat mund të paraqesin rreziqe shëndetësore. Coca-Cola tha se kanoçet dhe shishet e qelqit që kishin nivele të larta të kësaj substance ishin shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga nëntori i vitit të kaluar, deklaruan për AFP-në nga kompania Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë. “Nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme”, tha kompania lidhur me sasinë e pijeve me nivele të larta të substancës kimike. Për sigurinë ushqimore, Kosova merr njoftime nga Sistemi për Paralajmërim të Shpejt për Ushqim (RASFF) i Bashkimit Evropian. Klorati mund të gjendet në ushqime, pasi buron nga dezinfektuesit me klor që përdoren gjerësisht për trajtimin e ujit dhe përpunimin e ushqimit. Në një opinion shkencor të publikuar më 2015, Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit tha se ekspozimi afatgjatë ndaj kloratit përbën shqetësim të mundshëm shëndetësor për fëmijët, veçmas te ata që kanë mungesë të vogël apo të mesme të jodit. “Shumica e produkteve të prekura ishin produkte të pashitura që veçse janë tërhequr nga raftet e dyqaneve dhe ne vazhdojmë të ndërmarrim masa për të larguar produktet e mbetura në treg”, tha Coca-Cola Europacific Partners. Por, dega franceze e kompanisë tha se analizat nga ekspertë të pavarur “erdhën në përfundim se mundësia e lidhjes me një rrezik” ishte “shumë e vogël”. “Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët”, tha kompania. Pijet e prekura të Coke dhe Fuze Tea ishin shpërndarë në Francë, por aktualisht urdhri për tërheqjen e produkteve nuk po aplikohet në Francë, shtoi kjo kompani. Coca-Cola Europacific Partners tha se u kërkon falje konsumatorëve për urdhrin për tërheqje. Kompania tha se nivelet e larta të substancës u vërejtjen gjatë një kontrolli rutinor në fabrikën e prodhimit në Gent. Produktet e prekura kishin kodin e prodhimit nga 328 GE deri në 338 GE, dhe përfshinin edhe bredet sikurse Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, tha kompania, duke shtuar se është në kontakt me autoritetet kompetente në tregjet e prekura.

Video

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme