Lifestyle 14 January 2025, 16:35 Nga VNA

Ndryshimet klimatike ndikojnë në mendjen dhe trupin

Ndaje në Whatsapp
Ndryshimet klimatike ndikojnë në mendjen dhe trupin

Në një periudhë kur fenomenet ekstreme klimatike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndryshojnë edhe sëmundjet, përhapja e tyre dhe aftësia jonë për t'u përballur me to.

Këtë e zbulon një ese nga neuroshkencëtari Clayton Page Aldern, me titull "Kur koha është e çmendur. Si ndryshimi klimatik ndryshon mendjen dhe trupin tonë" (Botimet Aboca). E bazuar në shtatë vite kërkime, kjo është e para vepër që eksploron në mënyrë sistematike ndikimin e thellë të ndryshimeve klimatike në shëndetin tonë mendor dhe fizik.

Përmes historive të mbledhura nga pjesë të ndryshme të botës, nga fermat e luginës San Joaquin në Kaliforni te komunitetet e Arktikut norvegjez, Aldern tregon përvojat e atyre që tashmë po ndiejnë pasojat e ndryshimeve klimatike në lëkurën e tyre. Sipas autorit, ndërsa klima ndryshon, ndryshojmë edhe ne, dhe një mjedis në transformim të shpejtë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor, sjelljen dhe procesin vendimmarrës.

"Efektet e ndryshimeve klimatike mbi trurin tonë përbëjnë një krizë të shëndetit publik që shpesh neglizhohet. Temperaturat gjithnjë e më të larta dhe nivelet e larta të dioksidit të karbonit," - shpjegon ai - "janë të lidhura me shtimin e fenomeneve si agresiviteti, dhuna në familje dhe urrejtja online, përveçse ndikojnë negativisht në aftësitë njohëse dhe të nxënit."

Nga ankthi te produktiviteti, nga frika te kujtesa, gjuha, formimi i identitetit dhe madje struktura e trurit, Aldern thekson se forcat e natyrës po ushtrojnë një presion të padukshëm.

Gjithashtu, sipas tij, ngjarje ekstreme si zjarret dhe uraganet mund të shkaktojnë stres post-traumatik, i rënduar nga ekspozimi ndaj neurotoksinave dhe sëmundjeve të trurit të lidhura me klimën, duke ndikuar edhe te individët që nuk janë ende të lindur, përmes trashëgimisë epigjenetike.

Zgjidhja? Sipas Aldern, "njerëzit kanë shkaktuar krizën klimatike dhe efektet neurologjike që ajo ka sjellë, dhe do të jenë ata që, me solidaritet, do ta zbusin atë. Njerëzit do të promovojnë qëndrueshmërinë e njëri-tjetrit," përfundon ai.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme