Lifestyle 13 January 2025, 09:17 Nga VNA

Tre llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Ndaje në Whatsapp
Nëse dëshironi të jetoni i qetë dhe i lumtur, duhet që disa lloje njerëzish të mos i mirëprisni në jetën tuaj. Për të bërë një jetë të lumtur, duhet ta rrethoni veten me njerëz që shtojnë vlerat pozitive tek ju dhe krijojnë gjendje qetësie në ambientin ku jetoni. Kushtojini vëmendje këtyre tre llojeve të njerëzve, për të shmangur përvojat e pakëndshme gjatë jetës suaj. 1. Manipuluesi Ky lloj i njeriut është shumë mashtrues dhe është aq mashtrues sa që iu bën të mendoni se nuk janë të tillë. Për disa arsye, këta mund t’iu duken se janë mashtrues, por ata kanë aftësi të tilla bindëse sa që shpesh e shtyni gjykimin tuaj më të mirë ndaj tyre. Qëllimi i tyre është që të fitojnë besimin tuaj dhe më pas ta përdorin atë për çfarëdo që ata dëshirojnë. Ndoshta është paraja juaj, gjinia, popullariteti, apo sa për t’iu vënë poshtë. Çështja këtu është që t’i besoni intuitës tuaj. Nëse dikush iu duket si mashtrues, atëherë ka arsye gjithmonë për këtë. 2. Përçmuesi Njerëzit me këtë karakter i intereson vetëm vetja. Ky person fiton një ‘energji të veçantë’ duke i shikuar të tjerët teksa vuajnë. Duke i nënçmuar të tjerët, ky person rritë vetëvlerësimin dhe i duket vetja superior. Njerëzit janë nënçmues kur vuajnë brenda në një mënyrë apo tjetrën. Në qoftë se ata mund t’i bëjnë të tjerët të ndjehen keq, ata ndjehen më pak keq për jetën e tyre. Çështja kryesore është që të mos i kushtoni vëmendje gjërave që ata bëjnë ose thonë. Beteja që ata janë duke e luftuar është me veten e tyre, dhe jo me ju.

3. Egoisti Ky është një person që varet në ju vetëm sa për të fituar një imazh më të mirë për veten. Egoistët dëshirojnë të jenë në sytë e të tjerëve duke pasur një nivel të caktuar dhe nëse ata mendojnë se, duke qëndruar me ju u ndihmon atyre që të rrisin identitetin e tyre shoqëror, atëherë ata kurrë nuk do të largohen nga ju. Ata nuk janë fort të interesuar që të bëjnë shoqëri. Ata janë të interesuar që të rrisin vlerën e vetes në krahun tuaj. Duhet ta doni veten shumë për të mos i lënë këta njerëz në jetën tuaj. Largohuni nga këta persona dhe ndiqni njerëzit të cilët përshtaten me ju dhe iu shërbejnë juve. Jeta është shumë e shkurtë për ta kaluar me njerëzit të cilët nuk e meritojnë kohën dhe energjinë tuaj.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme