Lifestyle 8 Janar 2025, 08:25 Nga VNA

Brokoli, arma sekrete kundër diabetit

Ndaje në Whatsapp
Brokoli, arma sekrete kundër diabetit

Brokoli mund të jetë sekreti për trajtimin e diabetit, pasi një përbërës tek kjo perime ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Njëstudim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2

Ndryshimet e mënyrës së jetesës – në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin – janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nënkontroll sëmundjen. Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore. Metformina – një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak – nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve tësaj në veshka

Profesor Anders Rosengren, nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi, thot: Meqë sulforafane ka shumë pak efekte anësore dhe mund të sigurohet lehtësisht nga brokoli – për shembull – ai ka potencialin të bëhet një plotësues për trajtimet aktuale të diabetit të tipit 2.

Profesori Rosengren rekomandon që personat të cilët vuajnë nga diabeti ose prediabeti, të përdorin brokolin si ushqim për të mbajtur nën kontroll sëmundjen ose parandaluar progresin e saj.

Gjatë studimit 12-javor, nga 97 pacientë obezë, ata që morën brokoli pësuan rënie të konsiderueshme të niveleve të glukozës në gjak në

gjendje esëll, krahasuar me ata që morën ilaçe. Përveç brokolit, sulforofane gjendet gjithashtu tek perimet të tjera të familjes së lakrës

Video

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme