Lifestyle 5 Janar 2025, 01:52 Nga VNA

Etiketë paralajmëruese mbi pijet alkoolike për rrezikun e kancerit

Ndaje në Whatsapp
Etiketë paralajmëruese mbi pijet alkoolike për rrezikun e

Që konsumimi i tepërt i alkoolit është i dëmshëm për shëndetin nuk është një sekret, dhe prej vitesh komuniteti shkencor debaton mbi atë se cila është, dhe nëse ekziston, sasia e duhur për t’u konsumuar pa pasur pasoja për ekuilibrin psiko-fizik.

Por kirurgu i përgjithshëm amerikan, Vivek Murthy, i njohur për vendimet radikale për mbrojtjen e qytetarëve – si kur propozoi të vendosej një paralajmërim mbi rreziqet për shëndetin mendor në çdo platformë të rrjeteve sociale – kësaj rradhe ka shkuar më tej.

Shefi operacional i shëndetësisë në SHBA ka kërkuar që mbi pijet alkoolike të vendoset një etiketë paralajmëruese për rreziqet e kancerit, të ngjashme me ato që prej vitesh gjenden në paketat e cigareve. Gjithashtu, Murthy ka shprehur nevojën për të rishikuar udhëzimet mbi kufijtë e konsumit, që në SHBA janë ndër më të rreptat në botë.

Sipas të dhënave të përmendura nga Murthy, konsumimi i alkoolit rrit rrezikun e zhvillimit të të paktën shtatë llojeve të kancerit: të gjirit, zorrës së trashë, mëlçisë, ezofagut, gojës, fytit dhe laringut. “Lidhja e drejtpërdrejtë mes konsumit të alkoolit dhe rrezikut të kancerit është e mirëdokumentuar për këto lloje të kancerit, pavarësisht llojit të pijes, qoftë birrë, verë apo pije të tjera alkoolike,” theksohet në një deklaratë të Murthy-t.

Për dekada, kërkimet dhe studimet në SHBA dhe më gjerë kanë mbështetur idenë se konsumimi i moderuar ndihmonte në parandalimin e infarktit dhe iktusit. Por hulumtimet e fundit e kanë lidhur konsumin e alkoolit, edhe brenda kufijve të rekomanduar, me disa lloje të kancerit.

Aktualisht, etiketat në shishet dhe kanaçet paralajmërojnë vetëm për rreziqet për gratë shtatzëna ose para drejtimit të automjetit apo përdorimit të makinerive të ndryshme. Por Murthy dëshiron që paralajmërimi të jetë shumë më i qartë.

Francesco Perrone, president i Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore (AIOM), thotë: “Nuk është një lajm i ri që alkooli shoqërohet me zhvillimin e kancerit: është një faktor rreziku dhe nuk ekziston një dozë e sigurt. Ajo që ndoshta përbën një lajm është që dikush kërkon të aplikohen mbi alkoolin mënyra komunikimi mbi rrezikshmërinë që deri tani janë rezervuar kryesisht për duhanin.”

Nga ana tjetër, konsumimi i alkoolit është përgjegjës për 100,000 raste të kancerit në SHBA dhe për 20,000 vdekje nga kanceri çdo vit, më shumë se 13,500 vdekjet nga aksidentet rrugore të lidhura me alkoolin.

“Konsumimi i alkoolit është shkaku i tretë i parandalueshëm i kancerit në SHBA, pas duhanit dhe obezitetit, duke rritur rrezikun për të paktën shtatë lloje kanceri,” paralajmëroi ai.

Vetëm Kongresi mund ta detyrojë këtë masë dhe nuk është e qartë nëse administrata e ardhshme është e favorshme ndaj ndryshimit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk konsumon alkool dhe shpesh ka treguar se është abstinent për shkak se vëllai i tij vdiq pikërisht për shkak të një varësie ndaj alkoolit. Gjithashtu, Robert F. Kennedy Jr., i zgjedhur nga Trump për të drejtuar Shëndetësinë, ka pasur një të kaluar me varësi nga droga dhe alkooli, por ka siguruar se i ka braktisur plotësisht dekada më parë.

Ndërkohë, paralajmërimi i Murthy-t po shkakton rënie të aksioneve të kompanive të sektorit. Në bursën italiane, aksionet e Campari ranë me 3.8%, një humbje e përbashkët për të gjithë prodhuesit e pijeve alkoolike në Evropë. Remy Cointreau humbi 4.3%, Pernod Ricard 2%, Diageo 2.4%, dhe AB InBev 1.9%.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme