Politika 14 June 2026, 17:39 Nga VNA

Sara Mila zbulon formulën e progresit: Koncerti Ylli Limanit jo protesta

Ndaje në Whatsapp
Sara Mila zbulon formulën e progresit: Koncerti Ylli Limanit jo protesta

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar pas dy netëve të koncertit të këngëtarit Ylli Limani në Tiranë, duke e paraqitur atmosferën e krijuar gjatë aktivitetit si shembullin e Shqipërisë që, sipas saj, po ndërtohet çdo ditë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mila shkruan se Tirana foli “me gjuhën më të bukur: me muzikë, me emocion, me qytetari dhe me energjinë e jashtëzakonshme të të rinjve”, duke vlerësuar artistin për atmosferën e krijuar gjatë dy mbrëmjeve.

Sipas deputetes socialiste, koncerti nuk ishte thjesht një aktivitet artistik, por një pasqyrë e asaj që ajo e konsideron si Shqipërinë e së ardhmes. “Ishte një pasqyrë e qartë e asaj Shqipërie që duam dhe që po ndërtojmë çdo ditë: mikpritëse, europiane, plot jetë, plot dritë dhe plot shpresë”, shkruan Mila.

Ajo thekson se rreth 30 mijë të rinj morën pjesë në aktivitet, duke i përshkruar si brezin që mbështet “standardin, progresin, kulturën, qytetin e hapur dhe jetën normale”. Në postimin e saj, deputetja shton se këta të rinj “nuk ushqehen me zhurmë, me urrejtje apo me ndasi, por me ëndrra, talent, dashuri për qytetin dhe dëshirë për të ecur përpara”.

Por pjesa më e drejtpërdrejtë e reagimit lidhet me protestat që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë. Edhe pse pa i përmendur nominalisht organizatorët apo protestuesit, Mila i krahason ato me atmosferën e koncertit, duke shkruar se mbrëmja ishte “shumë larg asaj çoroditjeje që kërkon të marrë njerëzit me zor në protesta, bën thirrje për bojkot të artistëve që aq shumë i duhen vendit, t’i mbajë peng në mllef dhe t’i përdorë për interesa të ngushta”.

Sipas saj, në koncert “nuk kishte detyrim, nuk kishte presion, nuk kishte urrejtje”, por vetëm “njerëz të lirë, të rinj të lumtur dhe një Tiranë që di të festojë si kryeqytet europian”.

Në përfundim, deputetja socialiste e cilëson këtë si “energjinë e re të Shqipërisë”, duke shtuar se kjo është Shqipëria “që bashkon, që buzëqesh, që mirëpret dhe që ecën përpara”.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme