Lifestyle 3 Janar 2025, 10:22 Nga VNA

“Uji detoks”, përfitimet dhe mitet

Ndaje në Whatsapp
“Uji detoks”, përfitimet dhe mitet

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, ndaj shpesh rekomandohet pirja e tetë gotave ujë në ditë. Shumë pretendojnë se shtimi i disa përbërësve në ujë rrit përfitimet shëndetësore. Rezultati, që quhet “ujë detoks” supozohet se ndihmon trupin të largojë toksinat, përmirëson nivelet e energjisë si dhe nxit rënien në peshë.

Ja një vështrim i detajuar i “ujit detoks” për të ndarë përfitimet e vërteta shëndetësore nga mitet.

Çfarë është “uji detoks”

“Uji detoks” realizohet duke shtuar në ujë copëza frutash, perimesh ose erëzash të freskëta.

Si mund të bëjmë një “ujë detox”

Është shumë e thjeshtë. Gjithçka që ju duhet është ujë dhe një përzgjedhje e frutave, perimeve dhe erëzave.

Ja disa receta:

• Kastravec dhe nenexhik

• Limon dhe xhenxhefil

• Boronica dhe portokalli

• Limon dhe piper i kuq

• Shalqi dhe nenexhik

• Qitro dhe rozmarinë

• Portokall dhe limon

• Limon dhe lime

• Luleshtrydhe dhe borzilok.

• Mollë dhe kanellë

Nëse dëshironi ujë detoks të ftohtë dhe shije më të përqendruar, vendoseni në frigorifer për 1-12 orë. Pas kësaj kohe duhet t’i hiqni përbërësit, sepse fillojnë të dekompozohen.

Supozohet se uji detoks ndihmon në largimin e toksinave, balancimin e pH-it të trupit dhe forcimin e sistemit imunitar.

Përfitimet reale shëndetësore

– Nxit rënien në peshë

– Përmirëson tretjen

– Përmirëson humorin dhe nivelet e energjisë

– Forcon imunitetin

Mitet e ujit detoks

Ka shumë mite për ujin detoks. Disa teori nuk mbështeten nga shkenca, ndërsa të tjera janë vërtetë të rreme.

Miti 1: Detoksikon trupin

Shpesh pretendohet se produktet detoks përmirësojnë shëndetin duke eliminuar toksinat nga trupi dhe nxitur rënien në peshë. Megjithatë, të dyja “toksinat” dhe “detoks” janë terma të paqarta që nuk saktësojnë se çfarë dhe si është eliminuar. Trupi i njeriut ka rrugët e tij të detoksikimit që eliminojnë toksinat. Deri tani nuk është provuar se ndonjë produkt apo dietë ushqimore e përshpejton apo e bën më efektiv këtë proces.

Miti 2: Balancon pH

Ushqimet dhe pijet “alkaline” janë tendencë në dietat e sotme, pasi mendohet se nxisin një mjedis më alkalin në trup. Megjithatë, kjo teori nuk mbështetet nga shkenca, sepse është e pamundur të ndryshoni pH e gjakut ose qelizave nëpërmjet ushqimeve që hani.

Miti 3: Përmirëson ngjyrën e lëkurës

Ashtu si për shumë produkte të tjera të detoks, pretendohet se uji detoks largon toksinat nga lëkura dhe përmirëson pamjen e saj. E vërteta është se uji detoks nuk ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe as në balancimin pH të tij. Ja përse nuk ndikon as në përmirësimin e tonit të lëkurës.

Një mesazh për ju

Edhe pse nuk përshpejton dhe as përmirëson punën e rrugëve të detoksimit të trupit, uji detoks mbetet ende një pije e shëndetshme.

Gjithsesi shumica e përfitimeve të tij shëndetësore mund të merret thjesht nga uji i zakonshëm. Ky i fundit mund të jetë i mërzitshëm për disa njerëz, të cilët shpesh harrojnë ose pijnë shumë pak.

Nëse futja e frutave dhe perimeve ju nxit të pini më shumë ujë dhe redukton konsumin e lëngjeve me sheqer, atëherë uji detoks mund të jetë vetëm një gjë e mirë.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme