Lifestyle 31 December 2024, 08:42 Nga VNA

2024, viti i ndarjeve: Çiftet e njohura që i dhanë fund lidhjeve

Ndaje në Whatsapp
2024, viti i ndarjeve: Çiftet e njohura që i dhanë fund

2024 solli fundin e disa prej marrëdhënieve më të njohura në botën e showbiz-it dhe politikës shqiptare. Çiftet që për vite me radhë ishin simbol i dashurisë dhe partneritetit, kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara, duke habitur publikun dhe fansat e tyre.

Ndarjet në showbiz

Ledri Vula dhe Sara Hoxha: Reperi i njohur dhe partnerja e tij, Sara, kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Thashethemet për një lidhje mes Ledrit dhe modeles Rina Zaiti u pasuan nga fshirja e njëri-tjetrit nga Instagrami.

Besi Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj: Pas shumë viteve martesë, aktori dhe këngëtarja kanë ndarë rrugët e tyre. Besi pranoi i pari publikisht se tashmë jeton larg fëmijëve të tij, të cilët qëndrojnë me Xhensilën. Ky lajm trishtoi fansat e çiftit që i kishin parë si një ndër çiftet më të dashur të skenës shqiptare.

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso: Çifti legjendar i baletit ka qenë për një kohë të gjatë simbol i elegancës dhe harmonisë. Megjithatë, lajmet për ndarjen e tyre pas një martese të gjatë kanë bërë bujë, duke lënë publikun të zhgënjyer.

      Leka Zogu II dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund edhe zyrtarisht martësës së tyre gati 8 vjeçare, pas konflikteve të muajve të fundit që arriti kulmin me akuza të ndërsjellta për dhunë në familje pas publikimi të një videoje në Pallantin Mbretëror.

Heidi dhe Romeo nga “Big Brother”: Romanca që nisi në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë përfundoi pak muaj pas përfundimit të reality show-t. Çifti nuk është parë më bashkë dhe kanë ndërprerë çdo ndërveprim publik, duke konfirmuar kështu ndarjen.

Ndarjet në politikë

Edhe politika shqiptare nuk i shpëtoi këtij viti të trazuar.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi: Pas 30 vitesh martesë dhe një partneriteti të gjatë si bashkëshortë dhe bashkëpunëtorë politikë, ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi njoftuan divorcin e tyre. Shkak për ndarjen, sipas Metës, u bënë mosmarrëveshjet dhe tensionet e shumta, të cilat çuan në këtë vendim të vështirë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme