Lifestyle 28 December 2024, 07:00 Nga VNA

Inflamacioni kronik, rrezikon shfaqjen e Demencës dhe Alzheimer-it

Ndaje në Whatsapp
Inflamacioni kronik, rrezikon shfaqjen e Demencës dhe Alzheimer-it

Konsumimi i ushqimeve që favorizojnë inflamacionin kronik është i lidhur me një rritje prej 84% të incidencës së demencës (për të gjitha shkaqet), sipas shkencëtarëve.

Kërkimi që ka nxjerrë këtë shifër veçanërisht domethënëse është kryer nga Glenn Biggs Institute for Alzheimer's & Neurodegenerative Diseases në UT Health San Antonio, Boston University School of Medicine dhe Framingham Heart Study dhe është publikuar në revistën Alzheimer's & Dementia.

Nuk është diçka e re që inflamacioni kronik favorizon rënien e funksioneve njohëse dhe çrregullimet e kujtesës që lidhen me zhvillimin e demencës; risia e këtij studimi, publikuar në dhjetor, qëndron në faktin se ka arritur të kuantifikojë rrezikun përmes Indeksit Inflamator Dietetik (DII). Ky indeks mat potencialin inflamator të dietave duke analizuar lëndët ushqyese, përbërësit bioaktivë dhe komponentët ushqimorë. Për shembull, në ushqimet anti-inflamatore përfshihen fibrat, vitaminat, yndyrat omega-3, ndërsa në ato pro-inflamatore përfshihen yndyrat e ngopura, marrja totale e energjisë dhe karbohidratet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme