Lifestyle 27 December 2024, 10:17 Nga VNA

Gabimet që bëjmë me fytyrën gjatë dimrit

Ndaje në Whatsapp
Gabimet që bëjmë me fytyrën gjatë dimrit

Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet t’i shmangim disa gabime që mund ta përkeqësojnë situatën.

Trajtimi i lëkurës në dimër

Dimri nuk është aspak miqësor me lëkurën dhe arsyet janë mjaft të qarta: i ftohti, era dhe shiu rrisin acarimin, skuqjen dhe çdo lloj tjetër të papërsosmërisë, që mund të vijë në mendje. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ekziston fakti që shumë prej nesh, edhe pa dashje, bëjnë gabime në rutinën e bukurisë.

Përdorni kremin e gabuar

Çdo lloj i lëkurës ka kremin e vet dhe duke përdorur çdolloj kremi që na del përpara është gabimi më serioz që mund të bëhet. Mos harroni se për lëkurën e thatë përbërësit më të mirë janë vaji i bajames, gjalpë shea, boronica, karota dhe luledielli, prandaj kërkoni produktet që i përmbajnë ato, shkruan EO.

Mbani lagështi në lëkurë

Një rutinë e duhur e bukurisë, kërkon që brenda gjashtëdhjetë sekondave të pastrimit, të vendosni një tonik pa alkool, e ndjekur nga një krem hidratues që ndihmon lagështirën për të depërtuar thellë.

Mos i lëpini buzët

Lëpimi i buzëve mund t’ju japë idenë e luftimit të thatësisë, por në realitet pështyma vetëm tërheq lagështinë e brendshme të buzëve në sipërfaqe, ku avullon përmes një procesi osmozë, duke i lënë ata edhe më të thata.

Më mirë përdorni një zbutës

Përdorni produkte specifike për dimër Kur e kuptoni se lëkura juaj bëhet e kuqe dhe e irrituar, do të ishte mirë të shtoni disa produkte në rutinën tuaj të zakonshme të bukurisë, specifike anti-skuqëse dhe hidratuese për dimër.

Përdorni krem kundër diellit

Disa besojnë se, kur është ftohtë nuk ka diell dhe nuk ka arsye për të mbrojtur lëkurën. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar: rrezet UVA dhe UVB veprojnë gjithashtu nën retë më të dendura, kështu që ju kurrë nuk duhet të largoheni nga shtëpia pa aplikuar mbrojtje të mirë dielli.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme