Lifestyle 27 December 2024, 08:44 Nga VNA

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve – Si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi!

Ndaje në Whatsapp
Lulja e kuqe e Krishtlindjeve – Si të kujdeseni për ta patur sa

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues. Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit. E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull. Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve, kujton agroweb.org. Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit. Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre. Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë. Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara  në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800.

Si ta ujisni

Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë. Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë. Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.

Temperatura e duhur

Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi.

Mbajini në vende të ngrohta e me diell.

Si ta ruani pas festave

Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10cm.

Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj. Mos harroni në verë duhet të mbani në një vend të freskët.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme