Lifestyle 24 Dhjetor 2024, 08:05 Nga VNA

Aftësitë që prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve për jetën

Ndaje në Whatsapp
Aftësitë që prindërit duhet t’u mësojnë
Shkollë fillore

Siguria personale. Ka një arsye që fëmijëve ende u mësohet të dinë emrin e tyre të plotë, adresën dhe numrin e telefonit që në shkollën fillore – siguria. Eshtë e rëndësishme edhe që të dinë se si të bëjnë një telefonatë urgjence.

Kujdesi për veten. Fëmijët duhet të dinë se si të lajnë veten e tyre, të lajnë dhëmbët, të vishen dhe të kujdesen për higjienën personale në klasat e para të shkollës fillore. Lista e gjërave që duhet të bëjnë kur bien në shtrat dhe kur ngrihen në mëngjes ndihmon shumë.

Kujdesit për të tjerët. Teksa fëmijët kalojnë moshën e kopshtit, ata duhet të fillojnë të mësojnë se si të kujdesen për të tjerët, si për shembull kafshët familjare.

Të folurit me të tjerët. Fëmijët kanë nevojë të dinë se si të shohin njerëzit në sy dhe të bëjnë një bisedë të sjellshme. Fëmijët mund të praktikojnë duke porositur ushqim në një restorant, duke paguar për sende në një dyqan dhe duke i kërkuar një bibliotekari ndihmë për gjetjen e një libri.

Shkolla 9-vjeçare

Vetëm në shtëpi. të dinë si të jenë të sigurtë, kur janë vetëm në shtëpi është njëra prej aftësive më të rëndësishme për t’u mësuar fëmijëve në këtë moshë. Për një fëmijë që nuk është mësuar të rrijë vetëm, filloni me periudha të shkurtëra, si për shembull dilni në një kafe për një orë, për ta ndihmuar që të ndjehet më rehat.

Siguria në kuzhinë. Fëmijët duhet të dinë se si të përdorin furrën dhe thikat siç duhet, si dhe atë që ndodh gjatë gatimit të një vakti. Caktojini një mbrëmje në javë për të gatuar për familjen, me qëllim që fëmija të praktikojë këto aftësi.

Leximi i etiketave. Si të kuptojnë një etiketë, si për shembull udhëzimet e larjes apo dozën e ilaçeve të zakonshme, kjo është një aftësi thelbësore. Në vend që ta kapni vetë shishen, kërkojini fëmijës të lexojë udhëzimet dhe lëreni të bëjë pyetje nëse ka nevojë për qartësime.

Menaxhimi i situatave sociale. Jepini fëmijës këto udhëzime: Së pari, thojini, kur takon dikë për herë të parë, shtrëngoja dorën me siguri, shikoje në sy dhe buzëqeshi. Së dyti, trego interes duke bërë pyetje për punën, familjen, hobet etj. Së treti, pasi dëgjon me vëmendje, jepni përgjigje për gjërat që sapo biseduat.

Shkollë e Mesme

Menaxhimi i parave. Hapuni fëmijëve sapo hyjnë në adoleshencë, një llogari kursimi dhe një llogari rrjedhëse. Kur të shkojnë në shkollë të lartë, ata do të kuptojnë se munden të shpenzojnë vetëm paratë që i kanë tashmë aty, dhe kjo do i bëjë menaxherë të mirë të parave. Kjo gjë hedh bazat për sukses financiar, kur të hyjnë në tregun e punës.

Ngarja me përgjegjshmëri e makinës. Kjo shkon përtej mbajtjes së makinës mes vijave të bardha në autostradë. Adoleshentët duhet të dinë rreziqet e dërgimit të mesazheve (apo pirjes) ndërkohë që ngasin, si ta furnizojnë dhe si të ndërrojnë një gomë. Ata duhet të dijnë edhe si të telefonojnë në rast emergjence në rrugë.

Menaxhimi i kohës. Detyrat e shkollës, aktivitetet jashtëshkollore dhe jeta sociale mund të jenë sfiduese për cilindo adoleshent. Këshillat për menaxhim të mirë të kohës përfshijnë njohuritë për gjërat që ua harxhojnë kohën kot (mediat sociale, videolojërat etj); caktimi i afateve të vegjël për projekte të mëdhenj; si dhe planifikimi i kohës për të mbajtur një ekuilibër të mirë shkollë/jetë.

Sigurimi dhe mbajtja e një pune. Suksesi kërkon më shumë se sa diplomën e duhur. Që nga plotësimi i një aplikimi deri tek një intervistë, fëmijët duhet të mësohen me gjithë procesin e sigurimit të një vendi pune.

Mbani mend: Aftësia e zgjidhjes së problemeve, socializimi, pavarësia dhe mësimi mbi shpërblimet dhe pasojat janë aftësi nga të cilat fëmija juaj do të mësojë shumë, nëse i përvetëson si duhet dhe në kohë.

Video

Në kraterin Halema‘uma‘u të vullkanit Kīlauea në Hawai ka nisur një shpërthim i ri më 7 dhjetor. Shatërvanët e lavës nga dy ventet e vullkanit kanë arritur mbi 300 metra lartësi. Tefra e nxehtë ka shkatërruar një kamerë monitorimi rreth 500 metra larg, ndërsa venti jugor vazhdon ende të shpërthejë. Vullkani po nxjerr mbi 50,000 tonë gaz dioksid squfuri në ditë dhe plumi i tymit është ngritur mbi 6,000 metra. Autoritetet kanë paralajmëruar se era mund të çojë hi dhe grimca të imta qelqi drejt zonave të banuara.

Bethlehem ndezi pemën e Krishtlindjeve për herë të parë pas dy vitesh — një sinjal i rikthimit të shpresës në qytetin e shenjtë në Bregun Perëndimor.

New South Wales në bregun jug-lindor të Australisë, po përballet me një krizë serioze zjarresh. Sipas autoriteteve: • Janë regjistruar më shumë se 50 zjarre aktive në të gjithë shtetin.  • Një valë të nxehtësie ekstreme — me temperatura deri në 42 °C — ka përshpejtuar përhapjen e flakëve.  • Situata emergjente detyroi autoritetet të nxisin evakuime në masë për mijëra banorë në zonat më të rrezikuara, përfshirë zonën e Central Coast dhe bregdetin afër.  • Deri tani, disa shtëpi janë shkatërruar — ndër to në zonën e Koolewong, ku flakët përfshinë lagje banimi.  • Një numër i madh ekuipazhesh –, me qindra zjarrfikës dhe mjete zjarrfikëse – janë angazhuar për të frenuar shpërthimet. 

Tifozët e Tiranës "ndezin" kryeqytetin në prag të derbit me Partizanin, që starton në 18:00

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme