Lifestyle 23 December 2024, 09:48 Nga VNA

Elvana Gjata sërish e dyta në Festivalin e Këngës: “10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”

Ndaje në Whatsapp
Elvana Gjata sërish e dyta në Festivalin e Këngës: “10

Elvana Gjata ka përfunduar sërish në vendin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH, duke mos arritur të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Artistja konkurronte këtë vit me këngën “Karnaval” në Fest 63, por çmimi i parë shkoi për “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.

Pas shpalljes së rezultateve, Elvana iu drejtua fansave me një mesazh duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke i ftuar të mos mërziten.

“Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem,” tha këngëtarja. “Mos harroni që jeta është një karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë!”

Kjo është hera e dytë që Elvana Gjata zë vendin e dytë në këtë festival. Kujtojmë se në Fest ‘58 ajo konkurroi me këngën “Me Tana”, por humbi përballë Arilena Arës me “Shaj”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme