Politika 14 June 2026, 18:56 Nga VNA

Rama për median amerikane: “Kushner po fiton një m*t”, protestat po përdoren për të sulmuar Trumpin

Ndaje në Whatsapp
Rama për median amerikane: “Kushner po fiton një m*t”,

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin e resortit luksoz në Zvërnec gjatë një interviste për rrjetin amerikan MS NOW, duke hedhur poshtë akuzat për konflikt interesi dhe duke u shfaqur i irrituar nga pyetjet që lidhen me Jared Kushner dhe lidhjet e tij me familjen Trump.

Gjatë bisedës me gazetaren Ines de La Cuetara, Rama u zotua se projekti do të ecë përpara, duke argumentuar se një investim i kësaj përmase do të sjellë përfitime ekonomike për vendin. Ai i cilësoi kritikat ndaj projektit si “budallallëqe ideologjike” dhe këmbënguli se negociatat për investimin kishin nisur shumë përpara se Donald Trump të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur për konfliktin e mundshëm të interesit, Rama reagoi ashpër: “Çfarë konflikt interesi? Çfarë po flet? Nuk po negocion Jared Kushner. Ai po fiton një m*t. Edhe një herë. Ju duhet ta kuptoni. Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe ne filluam të punonim së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë”.

Kryeministri sugjeroi gjithashtu se debati rreth investimit në Shqipëri po përdoret si pjesë e përplasjes politike amerikane.

“Çfarë kërkoni ju këtu? Shkoni luftoni me Trump në Shtetet e Bashkuara. Mos hajdeni këtu të luftoni me Trump. Kjo s’ka kuptim”, tha ai.

Rama mbrojti investitorët e përfshirë në projekt, duke deklaruar se ata “nuk po vijnë për të shkatërruar, por për të ndërtuar”, ndërsa ironizoi interesimin e mediave dhe aktivistëve amerikanë për çështjen e flamingove dhe zonës së mbrojtur të Nartës.

“Doni që unë të besoj se papritmas media amerikane, influencerat amerikanë, bota amerikane po kujdesen për disa flamingo në Shqipëri?”, u shpreh ai.

Në intervistë u trajtuan edhe protestat që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë. Sipas medias amerikane, Rama përjashtoi mundësinë e dorëheqjes dhe pretendoi se shumica e shqiptarëve mbështesin projektin. Ai argumentoi se investimi do të sjellë të ardhura dhe zhvillim ekonomik për vendin.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se nuk është i shqetësuar se debati rreth resortit në Zvërnec do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme