Lifestyle 20 Dhjetor 2024, 08:29 Nga VNA

Përkujdesja dhe ujitja e bimëve të shtëpisë në dimër

Ndaje në Whatsapp
Përkujdesja dhe ujitja e bimëve të shtëpisë në

Ndryshimi i temperaturave dhe klima përgjithësisht e ftohtë shkakton shumë mëdyshje mes dashamirësve të kopshtarisë.

Ata që rrisin bimët vetë në shtëpi ose në kopësht, duhet të tregojnë më shumë kujdes për bimët e tyre në dimër.

Përkujdesja nis pikërisht me ujitjen.

A Duhen Ujitur Bimët Në Dimër?

Nëse ju nuk jetoni në vende me ngrica ose reshje të dendura dëbore, atëherë, bimët tuaja kanë nevojë për ujitje shtesë.

Kur ato janë në gjendjen e gjumit të dimrit, bimët mbajnë aktive disa prej funksioneve metabolike ndaj kanë nevojë për ujitje, por jo shumë.

Ujitja duhet bërë herët në mëngjes për t’i shpëtuar ngricës dhe për t’i dhënë bimëve kohën e nevojshme deri në mbrëmje.

Në mëngjes, uji do të shërbejë si kurth i nxehtësisë dhe do të mbajë pjesën e rrënjës të ngrohtë.

Pemët dhe shkurret e mëdha duhen ujitur në pjesën e boshtit pranë rrënjës ndërsa bimët më të vogla  mund t’i ujisni direkt pranë rrënjës.

Sigurohuni që nuk do të hidhni shumë ujë që pjesa e dheut pranë rrënjës të jetë e qullët, duke nxitur kështu kalbjen e rrënjëve.

Bimët duhen ujitur kur dheu në sipërfaqe është i thatë dhe nën një temperaturë prej 4 gradë.

Si T’i Mbroni Bimët Nga Moti i Ftohtë

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se së pari, duhet të siguroheni që vazot tuaja të jenë të mbështjella ose me qese plastike ose më mirë akoma, me batanije.

Nëse keni mbjellë pemë të vogla, atëherë duhet të dini që ngricat prekin më fort pemët me lëvore me ngjyrë të çelët.

Ndaj ju mund të lyeni boshtin e pemës me bojë të bardhë.

Sigurohuni që të gjitha vazot tuaja të kenë një sistem të mirë kullimi, në mënyrë që uji të mos ngrijë dhe të dëmtojë rrënjët e bimëve.

Nëse temperaturat janë shumë të ulëta, atëherë vazot duhet t’i mbani sa më shumë brenda por të siguroheni që janë në një vend të ndriçuar mirë.

Nëse nuk keni vend në shtëpi, atëherë vazot duhet t’i mbani pranë njëra tjetrës, t’i mbuloni mirë por edhe të krijoni mburoja artificiale kundër erës së ftohtë.

Një e tillë mund të krijohet me kornizën prej druri të një dritareje të vjetër, të cilën mund ta vishni me gjethe dhe më pas ta mbështesni sipër vazove tuaja për t’i mbrojtur ato nga ngricat./AgroWeb.org

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme