Lifestyle 17 Dhjetor 2024, 07:54 Nga VNA

Kujdesi i duhur për thonjtë gjatë dimrit – metodat natyrale në shtëpi

Ndaje në Whatsapp
Kujdesi i duhur për thonjtë gjatë dimrit – metodat natyrale

Sezoni i dimrit sapo ka filluar dhe me siguri i keni venë re ndryshimet në trupin tuaj.Flokët fillojnë e bëhen më kapriçoze, lëkura më e ndjeshme dhe thonjtë më delikatë.Kjo sepse këto pjesë të trupit janë shumë të ekspozuara ndaj temperaturave të jashtme.

Veçanërisht thonjtë, mund t’i ndjeni më delikatë dhe të dobët sapo dimri zbret.

Duke qenë se askush nuk preferon duar të parregullta dhe jo të shëndetshme këshillohen një mori kurash natyrale.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë disa prej tyre në mënyrë që këtë problem ta zgjidhni shpejt dhe lehtë në shtëpitë tuaja.

Zgjidhni kremin e duhur

Gjatë periudhës së dimrit këshillohet që duart ti mbani gjithnjë të hidratuara, duke i lyer gjithnjë me krem.

Kjo do t’i mbajë to të shëndetshme për një kohë më të gjatë.

Zgjidhni gjithnjë kremra me bazë glicerine të cilët kanë veti shumë hidratuese për duart dhe thonjtë.

Kini parasysh që t’i masazhoni mirë edhe thonjtë me krem, në mënyrë që dhe ato të marrin hidratimin e duhur.

Trajtimet në shtëpi

Një mënyrë tjetër për të hidratuar thonjtë tuaj është edhe trajtimi i tyre me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë.

Në një enë të thellë të mbushur me ujë të ngrohtë, zhysni thonjtë për 10 minuta e më pas thajini me kujdes.

Në fund të këtij procesi lyejeni zonën rreth thonjve me krem dhe vendosni disa dorashka plastike sipër.

Mbajini ato për një orë e më pas lajini duart.

Do të shikoni që thonjtë dhe duart do të kenë fituar shkëlqimin e tyre natyral.

A duhet t’i prisni thonjtë?

Gjatë periudhave kur thonjtë tuaj nuk janë në formën më të mirë, është e këshillueshme që t’i mbani ata të shkurtër, por të shëndetshëm.

Kjo do të parandalojë hollimin dhe thyerjen e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Pritini thonjtë rregullisht, sapo të shikoni që kanë filluar të dobësohen.

Gjithashtu këtë proces mos e bëni asnjëherë pasi keni larë duar apo pasi keni dalë nga dushi, pasi thonjtë janë më të butë se zakonisht dhe mund t’i dëmtoni.

Ushqimet e duhura

Si në çdo pjesë tjetër të organizmit sihurisht edhe tek thonjtë, ushqimi luan një rol shumë të rëndësishëm.

Përtej një diete të shëndetëshme ushqimore, nisni me ujin.

Konumoni shumë ujë në mënyrë që i gjithë organzimi të jetë i hidratuar dhe të qëndrojë në vlerat e duhura të tij.

Zgjidhni të hani ushqime të pasura me proteina, minerale dhe kalcium.

Këtu futen drithërat, vezët, mishi, peshku dhe bishtajorët.

Në kujdesin e thonjëve është e rëndësishme që gjithashtu të mos i ekspozoni ndaj kimikateve apo detergjentëve të ndryshëm dhe t’i trajtoni herë pas here me vajra esencialë./Agroweb

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme