Lifestyle 20 December 2024, 08:19 Nga VNA

E drogoi gruan dhe solli burra të tjerë ta abuzonin, francezi merr 20 vite burg!

Ndaje në Whatsapp
E drogoi gruan dhe solli burra të tjerë ta abuzonin, francezi merr 20

Një gjykatë në Francë e ka dënuar Dominique Pelicot me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të atëherë bashkëshortes së vet Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë në shtëpitë e tyre. Që të gjithë 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast u shpallën gjithashtu fajtorë për përdhunim, tentativë përdhunimi apo sulm seksual, teksa viktima e tyre, Gisele Pelicot ishte e pranishme në sallën e gjyqit për ta dëgjuar vendimin, pasi hoqi dorë nga e drejta për anonimitet,thote REL. Dominique Pelicot e pohoi në gjykatë se është përdhunues dhe i kërkoi falje familjes së vet. Prokurorët kishin kërkuar dënim maksimal prej 20 vitesh burgim për të.

Rasti i Gisele Pelicotit, e cila kishte qenë e martuar më Dominiquen për 50 vjet, e ka tronditur botën dhe e ka shndërruar atë në simbol të guximit. Dominique Pelicot, 72 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat gjatë gjyqit tremujor. Shumica e të pandehurve në këtë rast, të cilët ai i kishte takuar online, e kanë mohuar akuzën e përdhunimit, duke thënë se mendonin se po merrnin pjesë në një lojë seksuale me pajtueshmëri, të orkestruar nga çifti, dhe duke argumentuar se nuk ishte përdhunim nëse burri i saj u dha leje ta bënin.

Pelicot tha se ata e dinin se ish-bashkëshortja e tij ishte e pandjenja dhe e pavetëdijshme kur ndodhen këto akte. Gjykata i shpalli fajtorë 46 nga të pandehur për përdhunim, dy për tentativë përdhunimi dhe dy për sulm seksual, duke u dhene atyre dënime nga tri deri në 15 vjet burgim, më pak se katër deri në 18 vjet që kërkonte prokuroria. Të gjithë të pandehurit kanë 10 ditë kohë për të vendosur nëse do të apelojnë, dhe avokati i Dominique Pelicot tha se klienti i tij po e shqyrton këtë mundësi. Gisele Pelicot, 72-vjeçare, hoqi dorë nga anonimiteti gjatë gjykimit dhe kërkoi që videot e tmerrshme të abuzimit të saj, të cilat ishin xhiruar nga ish-bashkëshorti i saj, të shfaqeshin në gjykatë, duke thënë se kjo do t’u ndihmonte grave të tjera ta ngrenë zërin.

Gjykimi ka nxitur protesta nëpër Francë në mbështetje të Giseles. “Kam vendosur të mos ndihem e turpëruar. Unë nuk kam bërë asnjë gabim. Ata duhet të ndihen në turp”, tha ajo në gjykatë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme